Politike

VIDEO/ Chris LaCivita mesazh nga SHBA: Mezi pres të vij, ta bëjmë Shqiperinë Madhështore!

Chris LaCivita, i cili drejtoi dhe fushatën elektorale të Donald Trump, ka premtuar se Sali Berisha do të bëhet për herë të tretë Kryeministër i Shqipërisë dhe Edi Ramën e quajti 'kukull të Soros'.

26 Mars 2025, 07:39 Nga r.ll
VIDEO/ Chris LaCivita mesazh nga SHBA: Mezi pres të vij, ta bëjmë
lacivita, mediu

SHBA- Drejtuesi politik i fushatës politike të koalicionit "PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore", Chris LaCivita ka deklaruar se do të kthehet në Shqipëri brenda pak ditësh.

Përmes një video në krah të kreut të PR-së, Fatmir Mediu gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Amerikë, LaCivita shprehet se mezi pret të kthehet në vendin tonë.

"Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të vij. Ta bëjmë Shqiperinë Madhështore!" shprehet LaCivita.

Chris LaCivita, i cili drejtoi dhe fushatën elektorale të Donald Trump, ka premtuar se Sali Berisha do të bëhet për herë të tretë Kryeministër i Shqipërisë dhe Edi Ramën e quajti 'kukull të Soros'.

 

 



chris lacivita fatmir mediu

Sondazh

Poll