Bota

Pas marrëveshjes ushtarake Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb

Në dokumentin zyrtar konfirmohet se Miliç është liruar nga detyra, ndërsa vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë. Në lidhje me shkarkimin nuk është dhënë end endonjë arsye specifike.

25 Mars 2025, 17:26 Nga E. D
Pas marrëveshjes ushtarake Shqipëri-Kroaci-Kosovë,
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në Fletoren Zyrtare të Serbisë. Në dokumentin zyrtar konfirmohet se Miliç është liruar nga detyra, ndërsa vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë. Në lidhje me shkarkimin nuk është dhënë end endonjë arsye specifike.

Po ashtu Vuçiç ka emëruar Dragan Shutanovac, si ambasadorin e ri në SHBA. Gjithashtu, me dekretin e Presidentit të Republikës, të nënshkruar më 20 mars, Ivo Vojvodiç është emëruar ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Serbisë në Slloveni, Milan Raviç në Bullgari dhe Davor Trkulja në Etiopi. 

Zhvillimi vjen në një moment përshkallëzimi të tensioneve mes Serbisë dhe Kroacisë, pas marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes të nënshkruar më 18 mars në Tiranë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Presidenti Vuçiç e kritikoi ashpër marrëveshjen, duke e cilësuar atë si një garë të re armatimi në rajon.

Ne e morëm mesazhin. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur vendin tonë,” deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Kroacia u përgjigj duke theksuar se ka të drejtë të bashkëpunojë në sektorin e mbrojtjes me çdo vend që dëshiron. Marrëveshja e mbrojtjes u nënshkrua nga ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ai i Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe ministri kroat, Ivan Anushiç. Nënshkrimi i saj ka nxitur reagime të forta në Serbi, duke ndikuar edhe në marrëdhëniet diplomatike në rajon.

alekdander vucic zagreb

Sondazh

Poll