Bota

VIDEO/ "Mister në Seul!" Rruga çahet më dysh, gropa përpin motoristin 30-vjeçar, ja si shpëton shoferi i një automjeti

Nga kjo ngjarje i riu rreth moshës 30-vjeç raportohet se ka humbur jetën. Para tij nga pamjet dallohet se ndodhej një automjet që gjithashtu u prek nga ky dëmtim, por pa pasoja serioze, pasi arriti të kalonte në sekondën e fundit.

25 Mars 2025, 16:23 Nga M.B
VIDEO/ "Mister në Seul!" Rruga çahet më dysh, gropa
Foto nga vendi i ngjarjes

SEUL- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Seul të Koresë së Jugut ku toka ku kalonte një rrugë e re e asfaltuar është çarë dhe ka përpirë të gjallë një motoçiklist. Nga kjo ngjarje i riu rreth moshës 30-vjeç raportohet se ka humbur jetën. Para tij nga pamjet dallohet se ndodhej një automjet që gjithashtu u prek nga ky dëmtim, por pa pasoja serioze, pasi arriti të kalonte në sekondën e fundit.

VIDEO/ "Mister në Seul!" Rruga çahet më dysh, gropa

Ekipet e shpëtimit gjetën trupin e 30-vjeçarit të martën në mëngjes, në orën 11:00 me orën lokale, rreth 50 metra larg vendit ku ai kishte rënë. Sipas mediave të huaja, gropa me përmasa 20 metra e gjerë dhe 20 metra e thellë, ka shkaktuar shqetësim të madh, ndërsa në internet po qarkullojnë pamjet e kamerave që regjistrojnë momentin e groposjes.

Në video shihet se si motoçikleta bie në gropën e sapohapur, ndërsa makina përpara arrin ta shmangë në momentin e fundit. Kreu i Departamentit të Zjarrfikësve të Gangdong, Kim Chang-seop, tha se brenda vendit të shembjes kishte rreth 2000 tonë tokë dhe ujë. Në të njëjtin incident ka mbetur i plagosur edhe një drejtues veture, por jashtë rrezikut për jetën.

VIDEO/ "Mister në Seul!" Rruga çahet më dysh, gropa

Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar fundosjen. Megjithatë, një raport i fundit drejtuar Qeverisë Metropolitane të Seulit zbuloi se në dhjetë vitet e fundit, 223 rrëshqitje kanë ndodhur në qytet, kryesisht për shkak të mirëmbajtjes së dobët të infrastrukturës, gypave të konsumuar ose të vjetër, uljes afatgjatë të nëntokës, ose aksidenteve të gërmimeve.

seul

Sondazh

Poll