Bota

Rrjedhja gabimisht e bisedave të zyrtarëve amerikanë/ "E urrej ta shpëtoj përsëri", BBC: Vance duket se sërish synon Evropën

Në shkurt, ai nisi një sulm ndaj demokracive evropiane në një fjalim në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Vance akuzoi qeveritë evropiane se po tërhiqen nga vlerat e tyre dhe tha se ato po shtypin fjalën e lirë dhe janë arsyeja e migrimit masiv.

25 Mars 2025, 11:56 Nga r.ll
Rrjedhja gabimisht e bisedave të zyrtarëve amerikanë/  "E
jd vance

SHBA- Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpërthyer polemikat dhe kritikat pasi planet e zyrtarëve amerikanë për sulmet e planifikuara në Jemen iu dërguan gabimisht gazetarit Jeffrey Goldberg. Ky i fundit raportoi se ai ishte shtuar gabimisht në një grup mesazhesh "Sinjal", ku pjesë e të cilit ishin dhe Zëvendës Presidenti JD Vance dhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.  Ai tha se kishte parë plane të klasifikuara ushtarake për sulmet e SHBA-së ndaj rebelëve Houthi, duke përfshirë paketat e armëve, objektivat dhe kohën, dy orë para se të goditeshin bombat.

Ndërkohë një temë e qartë që doli nga biseda e zyrtarëve të lartë amerikan në grup ishte mungesa e ngrohtësisë ndaj Evropës. Llogaria e quajtur Zëvendëspresidenti JD Vance shkroi: "Unë thjesht e urrej të shpëtoj Evropën përsëri".

Rrjedhja gabimisht e bisedave të zyrtarëve amerikanë/  "E
biseda ne sinjal

Kjo nuk është deklarata e tillë e parë nga ai kundrejt Evropës. Në shkurt, ai nisi një sulm ndaj demokracive evropiane në një fjalim në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Vance akuzoi qeveritë evropiane se po tërhiqen nga vlerat e tyre dhe tha se ato po shtypin fjalën e lirë dhe janë arsyeja e migrimit masiv.

Fjalimi 20-minutësh u prit me kritika të ashpra nga Evropa dhe u etiketua si "i papranueshëm" nga ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e karakterizoi Vancen si "duke u përpjekur të nisë një luftë" me Evropën.

Ditë më vonë, ai mori drejtimin në sulmin ndaj Presidentit të Ukrainës Zelensky, kur u takuan së bashku me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë. Për momentin, Evropa ende nuk ka reaguar ndaj këtij raundi të sulmeve të dukshme nga SHBA./BBC

cyrus vance jr.

Sondazh

Poll