Sport

Popesku e godet Dzekon në fytyrë. Trajneri i Bosnjës: “Mendoj se ka thyer hundën”

Për kuriozitet: Popescu e mbylli ndeshjen pa asnjë karton të verdhë, ndërsa Dzeko u zëvendësua në fund të pjesës së parë.

22 Mars 2025, 14:32 Nga DOSJA

Popesku e godet Dzekon në fytyrë. Trajneri i Bosnjës:

BOSNJE - Një goditje në fytyrë, e ngathët, por e pavullnetshme: në minutën e 34-të të ndeshjes së luajtur mbrëmjen e djeshme mes Rumanisë dhe Bosnje Hercegovinës, mbrojtësi i skuadrës së drejtuar nga Mircea Lucescu, Mihai Popescu, në përpjekje për të kaluar përpara Edin Dzekos, e goditi boshnjakun me këmbën e djathtë në fytyrë.

Ish-qendërsulmuesi i Interit dhe Romës përfundoi në tokë dhe u filmua me fytyrën në gjak. Për kuriozitet: Popescu e mbylli ndeshjen pa asnjë karton të verdhë, ndërsa Dzeko u zëvendësua në fund të pjesës së parë.

Në fund të ndeshjes, trajneri Sergej Barbarez, tha në një konferencë për shtyp: "Mendoj se Dzeko ka thyer hundën. Nuk kam ende ndonjë informacion të saktë, sepse ai nuk ishte në dhomën e zhveshjes.

Gigović i ra mbi supe, por pas fitoreve të tilla nuk ka dhimbje. Do të vlerësojmë gjithçka në dy ose tre ditët e ardhshme. Le të fillojmë të argëtohemi përsëri, në Qipro do të ketë probleme me motivimin, por mentaliteti ynë po del në pah tani, unë jam këtu për këtë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll