Sport

Argjentina një hap larg Botërorit, Scaloni: "Kemi luajtur një ndeshje të kompletuar"

“Kur mungon njëri, vjen një tjetër, pavarësisht emrave... Mendoj se kemi mjaft lojtarë për t'i çuar në fushë me besim. Ne jemi përtej emrave”

22 Mars 2025, 11:30 Nga DOSJA
Argjentina një hap larg Botërorit, Scaloni: "Kemi luajtur

ARGJENTINE - Lionel Scaloni është i lumtur dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Me fitoren 1-0 ndaj Uruguajit, Argjentina po i afrohet kualifikimit për në Botërorin e ardhshëm.

Në fund të ndeshjes, trajneri i kampionve të botës në fuqi foli në një konferencë për shtyp:

"Si nuk mund të jem i kënaqur... - filloi trajneri i Albiceleste. - Jo vetëm për fitoren, por edhe për përkushtimin e ekipit. Sot ishte një pjesë e parë e ekuilibruar; ata dominuan në të djathtë dhe patën disa raste.

Në pjesën e dytë u korrigjuam dhe vepruam si një skuadër tjetër. Nëse nuk dilni dhe i rezistoni presionit të kundërshtarit, është një ndeshje e vështirë që të kaloni në një ndeshje të kompletuar".

Një sukses që erdhi pa disa lojtarë kyç, mbi të gjitha, por trajneri nuk do të dëgjonte justifikime: "Kombëtarja është një skuadër, - vazhdoi ai. - Kur mungon njëri, vjen një tjetër, pavarësisht emrave...

Mendoj se kemi mjaft lojtarë për t'i çuar në fushë me besim. Ne jemi përtej emrave. E thashë herën e fundit, sepse lojtarët mbërrijnë, të tjerët ikin, por ne kemi një bazë solide”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll