Bota

Të shtëna me armë në konsullatën e Irakut në Stamboll

Personat e armatosur qëlluan tetë herë në fasadën e ndërtesës, nuk ka raportime për viktima

21 Mars 2025, 22:05 Nga A.Ll

Të shtëna me armë në konsullatën e Irakut në

TURQI - Persona të armatosur në një motoçikletë qëlluan me tetë të shtëna në fasadën e konsullatës së Irakut në Stamboll, duke mos shkaktuar dëme, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke.

“Sonte, persona të hipur në një motoçikletë hapën zjarr ndaj konsullatës së përgjithshme të Irakut. “Nuk ka viktima njerëzore apo dëme materiale”, sipas Ondzu Ketseli.

Zëdhënësi shtoi se po hetohet nga shërbimet e sigurisë dhe po vijon procesi i identifikimit të autorëve. Ai premtoi gjithashtu se “përgjegjësit do të sillen para drejtësisë”.

irak stamboll te shtena me arme konsullata

Sondazh

Poll