Politike

Rama thirrje shqiptarëve në Britani: Kthehuni dhe investitoni në atdhe! Ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër

Në episodin e sotëm të podcastit, kryeministri kishte të ftuar katër personazhe të angazhuar në fusha të ndryshme.

22 Mars 2025, 09:10 Nga r.ll

Rama thirrje shqiptarëve në Britani: Kthehuni dhe investitoni në

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij "Flasim" iu bëri thirrje emigrantëve në Britani që të kthehen dhe të investojnë në atdhe.

Sipas tij në Shqipëri ka diçka që nuk e gjen askund tjetër. Përmes batutave, Rama tha se dhe kafja këtu pihet taman, ndërsa në Angli jo. 

“Se ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer e merrni vesh ju. Hajdeni mër, kthehuni mër. Për hir të vetes, kthehuni të pini një kafe tamam, a pihet kafja në Angli më thuaj mua?! E para verën nuk e pi 33 mijë euro se është estradë fare kjo, e shijoj vetëm me miqtë, nuk ulem të pi verë. Kur jam me miq, sidomos kur janë miq të huaj që vijnë, e shijoj, por krejt qetë domethënë”, u shpreh Rama.

Në episodin e sotëm të podcastit, kryeministri kishte të ftuar katër personazhe të angazhuar në fusha të ndryshme. Dy prej tyre nuk janë shqiptarë, por jetojnë prej vitesh në Shqipëri.

edi rama

Sondazh

Poll