Aktualitet

Dy burra i vranë bashkëshortin, 28-vjeçarja zbulon emrin e autorit të krimit, ja shqiptari që i mori jetën kamarierit turk

14 Janar 2020, 13:04 Nga DOSJA
Dy burra i vranë bashkëshortin, 28-vjeçarja zbulon emrin e

GJERMANI– Ndërkohë pas kaq muajsh, kur edhe policia i ktheu nga komisariati sendet personale të bashkëshortit të saj, 28-vjeçarja zbuloi se mes kartave të ID dhe sendeve të tjera zbuloi diçka mjaft të rëndësishme. Ngjitur në qesen plastike të tejdukshme ishte ngjitur një letër e bardhë ku shkruhej edhe emri,  Andreas T.

Ky emër, Andreas T, është pikërisht emri i vrasësit së bashkëshortit të saj. Sigurisht që ajo nuk e kishte kuptuar që në fillim, por e mësoi më vonë

Nëse kthehemi 5 muaj më parë, në 8 gusht të 2019 në orën 3 të mëngjesit, dy persona u përfshinë në një sherr me kamarierin Emrah K. bashkëshorti i ndjerë i 28-vjeçares. Mes përleshjeve kamarieri turk u qëllua 6 herë me pistoletë. Nga  goditja në gjoks që pësoi  babai i dy fëmikëve, Emrah K. vdiq në vend.

Një ditë më vonë, SEK sulmon shtëpinë e njërit prej vrasësve të dyshuar. Por Andreas T., një shqiptar, ishte larguar shumë shpejt nga vendngjarja.

Kur policia i sjellë sendet e gruas së ve të re burrit të saj, Sonya K. është shumë shtatzënë me fëmijën e saj të tretë: Nuk dija çfarë të bëja më pas. Në fillim u gëzova që mora çantën me letrat. Kështu që unë të paktën mund ta kisha burrin tim të varrosur në Turqi.

Por më pas ajo fillon të hulumtojë se kush e vrau burrin e saj,  dhe se kush është ky Andreas T., emri i të cilit ishte në qesen e tejdukshme.

“Unë nuk kisha dëgjuar kurrë më parë atë emër nga policia.”-shprehet ajo.

28-vjeçarja është e bindur se shqiptari Andreas T është vrasësi i bashkëshortit të saj, por ajo ka edhe një pyetje për policinë:  Nëse e dini emrin e djalit, pse nuk e kapni më në fund?

Në një pyetje që BILD ka bërë, policia s’ka preferuar ta komentonte çështjen, duke thënë se akoma nuk ka asnjë gjurmë nga autori i krimit.

Burimi: BILD

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andreas t emrah k gjermani krimineli shqiptar leipzig shqiptari qe vrau kamarierin turk sonya k andreas t emrah k gjermani krimineli shqiptar leipzig shqiptari qe vrau kamarierin turk sonya k

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2020, 10:14

Bulqizë: Pushim nga puna për shkak të grevës?

BULQIZË– “Punoj si minator që në vitin 1995 dhe është hera e parë që pushohem nga puna, pa asnjë motivacion. Jam vetë i katërti, me dy fëmijë që stud...

Aktualitet 14 Janar 2020, 09:46

TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme, ka nisur sot zyrtarisht hetimet për kreun e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailajt, pas akuzave të Partisë Demorkatike pë...