Aktualitet

E bënin pushim vetëm të dielën, pranohet gjykimi i shkurtuar për ‘skifterin’ Gentjan Duraku, ‘makthi’ i gjermanëve

14 Janar 2020, 12:07 Nga DOSJA
E bënin pushim vetëm të dielën, pranohet gjykimi i shkurtuar

TIRANË– Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ‘skifterin’ 29-vjeçar Gentjan Duraku, i cili bashkë me grupin kishte shkaktuar një dëm prej 500 mijë eurosh. Sipas ligjit, Duraku do të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit që do t’i caktojë GJKKO-ja.

I riu dyshohet se është pjesë e grupit të strukturuar kriminal, që kanë kryer më shumë se 51 vjedhje në Gjermani. Ai akuzohet për: “ Vjedhja” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Edhe pse të dëmtuarit gjermanë, u ftuan nga Gjykata për të qënë të pranishëm në sallë, askush prej tyre nuk ka ardhur.

Mësohet se grupi i ‘skifterave’ në të cilin Duraku bënte pjesë  kryente vjedhjet nga e hëna në të shtunë, ndërsa të dielën kishin vendosur që ta bënin pushim. Por jo të gjithë ishin “profesionistë” pasi një prej tyre ka shkaktuar vetëm dëme duke mos arritur të vjedhë asgjë me vlerë.

Nga grupi, i cili kishte si pjesëtarë rreth 40 persona, janë dënuar në Gjermani edhe dy persona të tjerë të identifikuar si Elis Dalipaj dhe Mihal Xhaferraj. 

(k.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gentjan duraku gjermani krimet e renda vjedhje banesash gentjan duraku gjermani krimet e renda vjedhje banesash

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2020, 10:14

Bulqizë: Pushim nga puna për shkak të grevës?

BULQIZË– “Punoj si minator që në vitin 1995 dhe është hera e parë që pushohem nga puna, pa asnjë motivacion. Jam vetë i katërti, me dy fëmijë që stud...

Aktualitet 14 Janar 2020, 09:46

TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme, ka nisur sot zyrtarisht hetimet për kreun e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailajt, pas akuzave të Partisë Demorkatike pë...