Bota

Orban: BE-ja duhet të mbështesë përpjekjet e Trump për marrëveshjen e paqes Rusi-Ukrainë

Kryeministri hungarez tha se Hungaria nuk mbështet ndihmën financiare të BE-së për Ukrainën

19 Mars 2025, 21:51 Nga A.Ll

 

Orban: BE-ja duhet të mbështesë përpjekjet e Trump për
Viktor Orban

HUNGARI - Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot se Bashkimi Evropian duhet të mbështesë  përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për të arritur një marrëveshje paqeje në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kur u pyet nëse ai vazhdon të kundërshtojë sigurimin e më shumë parave të BE-së për Ukrainën, Orban u tha gazetarëve: "Ne nuk e mbështesim këtë".

"Siç e kuptojmë ne, ka vetëm një mision të thjeshtë që Bashkimi Evropian duhet të përmbushë - të mbështesë përpjekjet e Presidentit Donald Trump për të bërë paqe," shtoi ai.

viktor orban rusi ukraina

Sondazh

Poll