Aktualitet

Krimi horror në Mallakastër/ Motra e Drita Saliajt thirrje shtetit: Të pushkatohen të tre autorët, do futemi në vëllavras

14 Janar 2020, 08:11 Nga DOSJA
Krimi horror në Mallakastër/ Motra e Drita Saliajt thirrje shtetit:

Mallakastër- Dallëndyshe Kajo, motra e Drita Saliajt e cila u grabit, u mbyt dhe u hodh në rezervuar nga tre të rinj, është shprehur se autorët duhet të pushkatohen. Ajo ka theksuar se shteti duhet të veprojë për këtë ngjarje të rëndë pasi familjet rrezikojnë të futen në vëllavrasje.

“Si nuk ju vjen turp gazetarëve që kanë qenë në atë shtëpi dhe e kanë parë motrën time. Motra ime s’është marrë me hashash, motrën time e njeh gjithë fshati. Të lutem mos më flisni për hashash mua, t’u vijë turp atyre që e hapën këtë pistë. Autorët masakruan motrën time. Motrën time e njeh gjithë fshati. Shkuan tre vetë në 12 natës dhe e masakruan. Çfarë kërkuan ata nga motra ime? T’u vijë turp atyre. Të tre djemtë të pushkatohen. Shteti të veprojë, do të futemi në vëllavrasje. Na futët fëmijët në hasmëri, çfarë është ky shtet. Po nuk u pushkatuan, po nuk u varën, do të hakmerren fëmijët. Djemtë po bredhin nëpër zyra për të gjetur të vërtetën”, është shprehur ajo për Fax News.

Dosja.al zbardhi dje dosjen e plotë të prokurorisë për ngjarjen horror që ndodhi pak ditë më parë në Mallakastër, ku tre të rinjtë, Luis Saliaj, Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj shkuan në shtëpinë e Drita Saliajt, dhunuan, grabitën dhe e mbytën atë në rezervuar. Sipas dosjes së prokurorisë,  tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ideuar të gjithë ngjajren dhe më pas kanë shkuar tek shtëpia e 50-vjeçares për të grabitur dhe e kanë vrarë atë. Prokuroria bën me dije se gjithçka është zbuluar pas një denoncimi nga një e afërme e Dritës, e cila kishte shkuar në Komisariat dhe kishte denoncuar zhdukjen e saj. Për këtë ngjarje Gjykata e Fierit ka lënë në burgj Luis Saliajn, Ervis Zotajn dhe Sindi Shehajn.Një prej të rinjve, 16 vjeçari Luis Saliaj, ishte nipi i burrit të saj.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dallëndyshe kajo grabitet dhe vritet drita saliaj dallëndyshe kajo grabitet dhe vritet drita saliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2020, 22:01

TIRANË– Gazetarja Mira Kazhani ka treguar se sa herë që parkon makinën i del dikush dhe i kërkon 100 lekë. E ftuar në emisionin “Opinion”, Kazhani de...