Bota

Vrau familjarët dhe planifikoi sulm masiv/ 19-vjeçari në Angli dënohet me burgim të përjetshëm: Doja të bëhesha qitësi më i famshëm i shekullit!

Nicholas Prosper u deklarua fajtor për vrasjen e nënës së tij, 48-vjeçaren Juliana Falcon, vëllait të tij, Kyle Prosper, 16 vjeç dhe motrës 13-vjeçares Giselle Prosper.

19 Mars 2025, 15:15 Nga E. D
Vrau familjarët dhe planifikoi sulm masiv/ 19-vjeçari
Nicholas Prosper

ANGLI- Një 19-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm në Luton të Anglisë u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e familjarëve të tij. Nicholas Prosper u deklarua fajtor për vrasjen e nënës së tij, 48-vjeçaren Juliana Falcon, vëllait të tij, Kyle Prosper, 16 vjeç dhe motrës 13-vjeçares Giselle Prosper, shkruan The Guardin. 

Nërkohë që gjyqtari tha se fjalët i pashpirt dhe brutal janë të pamjaftueshme për të përshkruar tmerrin e momenteve të fundit që pësuan viktimat e tij. Trupat e tyre u gjetën në banesën e tyre në Luton në shtator të vitit të kaluar. Policia beson se ai vrau familjen, kur nëna e tij gjeti një armë gjahu që kishte blerë duke përdorur një certifikatë false dhe u përball me të.

Siç raportojnë mediat e huaja 19-vjeçari kishte planifikuar të kryente një sulm të shtëna masive në shkollën fillore katolike St Joseph, ku vëllezërit e tij kishin qenë nxënës. Ai pohoi para trupës gjykuese se donte të njihej si qitësi më i famshëm në shkolla për shekullin e 21-të. Por skema iu prish përfundimisht nga oficerët të cilët e panë atë në rrugë menjëherë pas vrasjeve dhe e arrestuan. Arma e mbushur u gjet e fshehur në shkurre aty pranë, së bashku me më shumë se 30 gëzhoja.

“Doja të bëhesha qitësi më i famshëm i shekullit” tha Juliana Falcon.

nicholas prosper

Sondazh

Poll