18 Mars 2025, 20:56
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Bisedat Sky Ecc
4 Gusht 2020
Kristo Qirici komunikon me Ervis Alisinanaj, oficer policie, me pseudonimin ‘Bjondi’.
Alisinanaj e porosit që vendi të jetë sa më i pastër, pasi s’duhet të ketë dyshime, me qëllim që mos të nisi procedimi penal.
Gjithashtu, e mëson që mos t’i djegë në vend. Dyshohet se komunikojnë në lidhje me ndonjë parcelë të mbjellë me bimë narkotike.
Janë këto biseda që nxjerrin zbuluar edhe tradhtinë e punonjësve të policisë të përfshirë në afera kriminale ndaj kolegëve të tyre.
Ku njërën prej tyre Ervis Alisinanaj, mban të informuar Kristo Qiricin në lidhje me shkresat e Drejtorisë së Policisë.
Bisedë të cilin ai e ndan edhe me oficerin e policisë Erdit Hazizaj.
Bisedat Sky Ecc
4 Gusht 2020
Kristo Qirici bisedon me Erdit Hazizaj, ku i bën me dije që e kanë informuar në lidhje me një shkresë që ka ardhur nga Departamenti Qendror, dyshohet Departamenti i Policisë Kriminale.
Shkresë ku thuhet se Kristo dhe persona të tjerë janë të përfshirë në kultivimin e narkotikëve. Qirici e pyet Erditin nëse kishte mundësi të merrte informacion në lidhje me mënyrën se si është siguruar ky informacion dhe Erditi i përgjigjet që dyshon se është informacion i ardhur nga ‘SHIK’.
Kristo i tregon që një person të cilit i referohet si ‘ai i drogës’ i referohet oficerit të policisë Ervis Alisinanaj e kishte lajmëruar dhe i kishte kërkuar që të pastronte vendin ku kishte kultivuar pa lënë gjurmë.
Erdit Hazizaj: Vëlla, do keni ndonjë motër ,,, ju aty mes jush.
Lidhur mbi këtë rast, ku në shkresë përmendet emri i tij, Kristo Qirici kërkon edhe ndihmën e Ervis Alisinanaj dhe të bashkëpunëtorit të tij Shkëlzen Kraja.
Ky i fundit i cili gjatë periudhës nga data 30 Qershor 2020 deri më shtator të këtij viti ka hyrje-dalje të shpeshta në drejtim të Greqisë.
Ku sa herë lëviz njofton Eldjon Alushajn ose Kristo Qiricin.
Biseda Sky Ecc
4 Gusht 2020
Kristo Qirici komunikon me Shkëlzen Krajën.
Ku e informon që po shkon të takojë shefin, duke iu referuar kështu Ervis Alisinanajt.
Dhe njëkohësisht i thotë të përgatisë çunat që t’i futen në pyll,
Në vijim ai i thotë Krajës se pasi ka takuar Ervisin do i prishin parcelat me bimë narkotike, pasi kishte ardhur shkresë nga Departamenti Qendror, ku ishin emrat, numrat e telefonit dhe çdo gjë e tyre.
Kristo Qirici i tregon Shkëlzen Krajës po kështu se kishte dijeni edhe Drejtori i Vlorës,
i cili dyshohet se i’a ka dhënë informacionin punonjësve të Komisariatit Sarandë, pasi i kishte ardhur informacioni nga Tirana.
Por Elvis Alisinanaj mban të informuar edhe Eldjon Alushaj, që edhe ky nga ana e tij ka parcelat e tij me kanabis të mbjella në zonë./ "Në Shënjestër", Balkanweb
kristo qirici ervis alisinanaj
Aktualitet
18 Mars 2025, 20:49
r.ll
kristo qirici
TIRANË- Bisedat Sky Ecc
17 Maj 2020
Elvis Dërvishi bisedon me Kristo Qiricin.
Sipas bisedës diskutohet për të kal...
Aktualitet
18 Mars 2025, 20:47
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Por komunikimet midis grupit kriminal vazhdojnë edhe në muajt në vazhdim ku ata përgatiten për të...
Aktualitet
18 Mars 2025, 20:43
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Elvis Dërvishi bisedon me Eldjon Alushaj.
‘Ai Fadili ka folur vëlla për atë muhabetin. Dyshoj thot&...
Aktualitet
18 Mars 2025, 20:31
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Bisedat Sky Ecc
8 Mars 2020
Kristo Qirici bisedon me Erdit Hazizaj
‘Dje, Po leje vari lesht, nuk po dimë më...
Aktualitet
18 Mars 2025, 20:24
N.F
Zjarri
LEZHË- Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë n&eu...
Aktualitet
18 Mars 2025, 20:25
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Më datë 7 Mars 2020, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar ‘Qafë Botë’ ë...
Aktualitet
18 Mars 2025, 20:13
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në një kohë të shkurtër ata kishin mundur të vinin pasuri përrallore, të pajustifikuar...
Aktualitet
18 Mars 2025, 19:30
N.F
Viktima e Kralanit
KOSOVË- Pas 26 vitesh pritjeje dhe kërkimi sot u dha një lajm i rëndësishëm për familjet e tre person...
Aktualitet
18 Mars 2025, 19:10
A.Ll
Zjarri
LEZHË - Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia a...
Aktualitet
18 Mars 2025, 18:48
N.F
Lulzim Berisha
SPANJË- Pas 1 viti e 3 muaj nga arrestimi i Lulzim Berishës në Spanjë, ish-kreu i bandës së Durrësit, do ...