Bota

Rubio bisedë telefonike me Lavrov, fokus i diskutimeve Ukraina dhe marrëdhëniet SHBA-Rusi

Departamenti i Shtetit nuk bëri të ditur se kur do të zhvillohet raundi tjetër i bisedimeve SHBA-Rusi nën kujdesin e Arabisë Saudite.

16 Mars 2025, 08:21 Nga N.F
Rubio bisedë telefonike me Lavrov, fokus i diskutimeve Ukraina dhe
Lavrov dhe Rubio

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka zhvilluar të shtunën një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në një deklaratë Departamenti Amerikan i Shtetit bëri me dije se Rubio gjatë telefonatës informoi Rusinë për operacionet ushtarake kundër rebelëve Houthi, ndërsa theksoi se sulmet e vazhdueshme nga rebelët jemenas kundër anijeve ushtarake dhe tregtare amerikane në Detin e Kuq nuk do të tolerohen.

Përveç kësaj, ata diskutuan hapat e ardhshëm pas takimeve të fundit në Arabinë Saudite dhe ranë dakord të vazhdojnë punën për të rivendosur komunikimin midis dy vendeve të tyre. Departamenti i Shtetit nuk bëri të ditur se kur do të zhvillohet raundi tjetër i bisedimeve SHBA-Rusi nën kujdesin e Arabisë Saudite. Njoftimi rus për bisedën ishte po aq i kursyer në detaje. Në njoftim ata bëne me dije se po punojnë për marrëveshjen e fundit midis Uashingtonit dhe Kievit për një armëpushim 30-ditor.

sergey lavror marco rubio. shba

Sondazh

Poll