Bota

Protesta masive në Serbi, reagon Vuçiç: Ishte një tubim i mbushur me mllef dhe energji negative! Falenderoj policinë e shtetit për punën e tyre

Vuçiç tha se sot u mbajt një protestë sipas tij me energji të jashtëzakonshme negative e mbushur me zemërim e mllef ndërsa shprehu gjithashtu pakënaqësinë e tij për përpjasjet fizike të regjistruara gjatë protestës. 

15 Mars 2025, 22:43 Nga B.Z
Protesta masive në Serbi, reagon Vuçiç: Ishte një tubim
Aleksandër Vuçiç

SERBI - Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas protestës së studentëve që u mbajt këtë të shtunë në Beograd. Vuçiç tha se sot u mbajt një protestë sipas tij me energji të jashtëzakonshme negative e mbushur me zemërim e mllef ndërsa shprehu gjithashtu pakënaqësinë e tij për përpjasjet fizike të regjistruara gjatë protestës. 

“Në fillim dëshiroj t'u kërkoj falje gazetarëve që janë vënë në një situatë të pakëndshme, sepse rreth ndërtesës së Presidencës ndodheshin disa dhjetëra persona të dehur që po sulmonin të pranishmit, andaj u kërkua nga gazetarët të vijnë në Pallatin e Serbisë. Shpreh kënaqësinë që u mbajt një protestë e madhe me energji të jashtëzakonshme negative dhe zemërim e mllef të shprehur ndaj autoriteteve në Serbi, pa viktima apo lëndime të rënda",- tha Vuçiç.

Më tej Vuçiç shprehu vlerësimin e tij për policinë e shtetit e cila u tregua sipas tij e gatshme për mbarëvajtjen e protestës edhe pse gjatë saj u regjistruan tensione të shumta.

'Unë jam veçanërisht krenar për policinë dhe shërbimet tona të sigurisë, të cilët kanë bërë një punë të madhe edhe në ditët e mëparshme dhe kanë siguruar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve. Dua jo vetëm t'i përgëzoj, por edhe të them se si president i vendit jam krenar për mënyrën se si ata e kryen detyrën e tyre me përgjegjësi pas ditësh e javësh pa gjumë",- përfundoi ai.

Sot në Serbi është mbajtur protesta më e madhe kundër qeverisë së Aleksandër Vuçiç dhe Partisë së tij Progresive Serbe në pushtet. Ky është kulmi i pakënaqësisë së studentëve dhe qytetarëve të Serbisë me mënyrën se si autoritetet filluan të hetojnë tragjedinë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku një tendë u shemb dhe vrau pesëmbëdhjetë njerëz.

Protesta filloi me bllokada të kolegjeve dhe shkollave të mesme dhe ndalesa 15-minutëshe në vendkalimet e këmbësorëve nëpër qytetet serbe. Ndërsa qeveria progresive vazhdoi mbulimin e saj dhe bots-et e tyre filluan të sulmojnë këto protesta fillimisht të vogla, e gjithë kjo rezultoi të ishte lëvizje jashtëzakonisht e gabuar, sepse vetëm e forcoi rebelimin dhe protestat u bënë më të mëdha dhe më të forta. Protestat nuk janë mbajtur vetëm në Beograd por janë shtrirë në të gjithë Serbinë.

aleksander vucic proteste serbi

Sondazh

Poll