Bota

Protestat masive në Beograd/ Studentët mbajnë 15 minuta heshtje

Ky akt përsëritet çdo ditë nëpër Serbi në orën 11:52 - kohën e saktë kur është rrëzuar streha prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

15 Mars 2025, 13:08 Nga M.B
Protestat masive në Beograd/ Studentët mbajnë 15 minuta heshtje
Protesta

SERBIA- Studentët serbë kanë mbajtur 15 minuta heshtje në disa pjesë të Beogradit, si shenjë përkujtimi për 15 viktimat e Novi Sadit.

Ky akt përsëritet çdo ditë nëpër Serbi në orën 11:52 - kohën e saktë kur është rrëzuar streha prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Studentët në bllokadë, ndër të tjera, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024.

serbia

Sondazh

Poll