Bota

Ku mbeti Shqipëria? Orban: Përparësi në zgjerimin e BE-së t'i jepet Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, jo Ukrainës

Në një program në "Radio Kossuth", Orban foli mbi çështjet kryesore ekonomike dhe gjeopolitike, përfshirë inflacionin, politikat e BE-së dhe qëndrimin e Hungarisë ndaj luftës në Ukrainë.

14 Mars 2025, 19:23 Nga M.B
Ku mbeti Shqipëria? Orban: Përparësi në zgjerimin e
Viktor Orban

HUNGARIA- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka deklaruar se Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi duhet të kenë përparësi në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) dhe jo Ukraina. Në një program në "Radio Kossuth", Orban foli mbi çështjet kryesore ekonomike dhe gjeopolitike, përfshirë inflacionin, politikat e BE-së dhe qëndrimin e Hungarisë ndaj luftës në Ukrainë.

Duke kujtuar se liderët evropianë vendosën se Ukraina duhet të luftojë dhe në këmbim do të marrë një proces të përshpejtuar të pranimit në BE, Orban paralajmëroi se anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës do të kishte pasoja serioze për ekonominë dhe fuqinë punëtore hungareze. Kryeministri hungarez theksoi se Hungaria mbetet e hapur ndaj zgjerimit dhe se përparësi duhet t'i jepet Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi.

"Ajo do ta shkatërronte Hungarinë. Serbia mund të pranohej nesër në mëngjes, gjë që do të sillte avantazhe të mëdha, veçanërisht për Hungarinë", tha Orban, duke shtuar se këto vende të Ballkanit Perëndimor ndryshojnë ndjeshëm nga Ukraina për sa i përket pajtueshmërisë ekonomike dhe stabilitetit gjeopolitik.

viktor orban

Sondazh

Poll