Bota

Skandal i ri në Parlamentin Europian/ Policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve, dyshohet për korrupsion, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh

Siç raportojnë mediat e huaja aksioni po zhvillohet për shkak të lidhjeve të disa eurodeputetëve me kompaninë kineze Huawei. Sipas informacionit të publikuar nga policia belge, bastisjet po kryhen për shkak të dyshimeve për korrupsion, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh. 

13 Mars 2025, 16:05 Nga E. D
Skandal i ri në Parlamentin Europian/ Policia belge bastis zyrat e
foto ilustruese

BRUKSEL- Policia belge që nga mëngjesi po kryen bastisje në disa vendodhje në Bruksel dhe pjesë të tjera të këtij shteti, dhe gjithçka lidhet me një skandal korrupsioni në Parlamentin Evropian. Siç raportojnë mediat e huaja aksioni po zhvillohet për shkak të lidhjeve të disa eurodeputetëve me kompaninë kineze Huawei. Sipas informacionit të publikuar nga policia belge, bastisjet po kryhen për shkak të dyshimeve për korrupsion, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh. 

Euronews shkruan se në total, janë kontrolluar 21 lokacione në Bruksel dhe pjesë të tjera të Belgjikës, si dhe në disa vende në Portugali. Gjithashtu bëhet e ditur se disa persona janë arrestuar, megjithatë identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Parlamenti Evropian gjendet në qendër të një skandali korrupsioni.

Tre vite më parë, në vitin 2022, pati hetime dhe arrestime masive për shkak të aferës së njohur si “Qatargate”, ku u zbulua se zyrtarë të Katarit, bashkë me disa shtete të tjera, kishin dhënë dhurata diplomatëve dhe politikanëve evropianë në këmbim të një qëndrimi më të favorshëm të Bashkimit Evropian ndaj vendeve të tyre. Gjithashtu, në Parlamentin Evropian ka pasur arrestime edhe për akuza për spiunazh dhe bashkëpunim me regjimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

“Siç kërkohet nga procedura, presidenti i Parlamentit Evropian është informuar për situatën. Kjo procedurë po vazhdon”, tha prokuroria në një deklaratë të enjten pasdite.

 

 

parlamenti europian bruksel policia belge

Sondazh

Poll