Sport

Raphinha ishte me djalin e tij në spital para Benficas: “Baba dhe profesionist i madh!”...

Anësori brazilian nuk e ndoqi Barcelonën në grumbullim, ai u bashkua asaj vetëm pasdite, për të bërë një paraqitje të shkëlqyer kundër Benficës.

12 Mars 2025, 17:37 Nga DOSJA
Raphinha ishte me djalin e tij në spital para Benficas: “Baba dhe

SPANJE - Rapinha nuk e shoqëroi skuadrën e Barcelonës në grumbullim, pasi sipas bashkëshortes së tij, Taia Belloli, ai ishte në spital me djalin e tij të sëmurë. Anësori do t'i bashkohej skuadrës vetëm pasdite, duke udhëtuar me automjetin e tij privat.

“Jam shumë krenare për ty, dashuria ime. Që në fillim në spital me djalin tonë, dhe më pas e bëre punën me mjeshtëri. Je një baba i madh dhe profesionist”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Vlen të kujtojmë se ndërkombëtari brazilian shënoi dy gola në fitoren 3-1 ndaj Benficas, që konfirmoi kalimin e klubit katalanas në çerekfinale të Champions League.

B.T (Dosja.aj)

Sondazh

Poll