Sport

VIDEO/ 'Simulim i turpshëm': media italiane 'shkatërron' Taremin për penalltinë ndaj Feyenoord…

Inter mundi 2-1 holandezët falë penalltisë së fituar nga ish-sulmuesi i FC Portos

12 Mars 2025, 17:08 Nga DOSJA
VIDEO/ 'Simulim i turpshëm': media italiane

ITALI - Interi mposhti Feyenoord 2-1 të martën në ndeshjen e dytë të 1/16-tës të Champions League dhe siguroi një vend në çerekfinale të kompeticionit të milionerëve, me Mehdi Taremin që spikati në triumfin e zikaltërve.

Ish-sulmuesi i FC Porto fitoi në mënyrë të diskutueshme një penallti që Çalhanoglu e shndërroi në gol në fillim të pjesës së dytë (51') dhe me të cilën e vendosi edhe më rehat Interin në barazimin me klubin e Roterdamit.

Në fund, ndërkombëtari iranian nuk u kursye nga vlerësimet negative të shtypit sportiv italian, veçanërisht 'TuttoSport'. Përmes videos që shfaq incidentin mes Taremit dhe Thomas Beelen në zonën e rreptësisë së Feyenoord-it, gazeta nxjerr në pah opinionin e saj për rënien e ish-lojtarit të FC Porto:

“Simulimi i pabesueshëm i Taremit: penalltia në favor të Interit në Champions League është e turpshme”, shkruan gazeta italiane e lartpërmendur në titullin e shkrimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll