12 Mars 2025, 08:01
Nga r.ll
takimi
KIEV- Ukraina mbështet, sipas deklaratës së përbashkët me SHBA, një armëpushim 30 ditor. SHBA kanë deklaruar rifillimin e menjëhershëm të ndihmave ushtarake për Ukrainën dhe duan që të vazhdojnë ta mbështesin Kievin me informacione të shërbimeve sekrete. Sikurse njoftuan të dyja palët pas bisedimeve në qytetin arabo-saudit Xhida, Ukraina u tregua e gatshme të pranojë armëpushimin 30 ditor të propozuar nga SHBA-ja – kjo në varësi të gatishmërisë edhe të Rusisë për këtë. Po ashtu do të arrihet "sa më shpejt të jetë e mundur" edhe një marrëveshje për lëndët e para të Ukrainës.
Rubio: "topi në fushën e Rusisë"
"Ukraina u shpreh e gatshme, ta pranojë propozimin e SHBA-së për një armëpushim të menjëhershëm për 30 ditë, që mund të zgjatet në marrëveshje reciproke mes palëve dhe që duhet të pranohet dhe të zbatohet edhe nga Federata Ruse", thuhet në deklaratën e përbashkët. Për këtë SHBA-ja do t'i bëjë të qartë Rusisë, se reciprociteti është "kyç për arritjen e paqes". Për rifillimin e ndihmës ushtarake, thuhet në deklaratën e përbashkët: "SHBA do të zhbllokojnë menjëherë ndërprerjen e shkëmbimit të informacionit dhe do të rifillojnë me ndihmën në fushën e sigurisë për Ukrainën." Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, i cili ashtu si edhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare Mike Waltz morën pjesë në bisedime, deklaruan, se tani topi është në fushën ruse.
"Takimi ishte produktiv"
Bisedimet ndërmjet delegacioneve nga SHBA dhe Ukraina në Xhida u zhvilluan në sfondin e një kthese që ka marrë politika e SHBA-së ndaj Ukrainës nën qeverisjen e presidentit Donald Trump. Ky i fundit javën e kaluar u afrua me pozicionet e Rusisë dhe në fillim të marsit i ndërpreu përkohësisht ndihmat ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, gj që shkaktoi shqetësime të mëdha në Kiev dhe tek partnerët perëndimorë. Në Uashington zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha, se lajmet nga Xhida janë pozitive. "Takimi ishte produktiv."/DW
shba lufta ukraine-rusi
Bota
12 Mars 2025, 07:54
N.F
RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë filluar të kthehen në "normalitet" pa ide anti-kristiane....
Bota
12 Mars 2025, 07:39
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Shefat ushtarakë të 30 vendeve evropiane dhe anëtare të NATO-s po takohen në Paris për të diskutua...
Bota
12 Mars 2025, 07:33
r.ll
foto ilustruese
BRAZIL- Një autostradë e re me katër korsi që rrafshon dhjetëra mijëra hektarë pyje të mbrojtur t&e...
Bota
12 Mars 2025, 07:29
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, miratoi të martën një plan afatshkurtër p&e...
Bota
12 Mars 2025, 07:28
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Kërcënimi i Presidentit Trump për dyfishimin e tarifave të planifikuara prej 25% për importin e aluminit dhe...
Bota
11 Mars 2025, 22:53
E. D
Donald Trump
SHBA- Në një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, Trump ka ngritur përsëri dëshirën personale q&eu...
Bota
11 Mars 2025, 22:54
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Administrata e Presidentit Trump ka riaktivizuar ndihmat ushtarake dhe të dhënat e zbulimit për Ukrainën ndë...
Bota
11 Mars 2025, 22:39
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Zyrtarët në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAid) kanë filluar nj&e...
Bota
11 Mars 2025, 22:31
E. D
Vladimir Putin
SHBA- Siç thotë Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, topi është tani në fushën e Rusisë. Ky ë...
Bota
11 Mars 2025, 22:04
A.Ll
Donald Trump dhe Vladimir Putin
RUSI - Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar se mundësia e një komunikimi ndërmjet zyrtarëve ru...