Sport

Emery e sheh Aston Villën në çerekfinale: “Duam të jemi në Champions League edhe në vazhdim”…

"Të luash në Champions League ka qenë fantastike, por qëllimi im është të luaj vazhdimisht në Evropë dhe në Champions. Gjithçka që po arrijmë, po e arrijmë sepse kemi hyrë në një mentalitet të ri”.

12 Mars 2025, 12:00 Nga DOSJA

Emery e sheh Aston Villën në çerekfinale: “Duam të

ANGLI - Aston Villa ka një këmbë e gjysmë në çerekfinale të Champions League, por sot do të jetë, në ndeshjen e orës 18:45, për të mbyllur diskutimin e nisur në Belgjikë me fitoren 3-1 ndaj Club Brugge në ndeshjen e parë të 1/16-tës.

Trajneri i klubit anglez, Unai Emery , foli dje në një konferencë për shtyp për sfidën e sotme: "Të luash në Champions League ka qenë fantastike, por qëllimi im është të luaj vazhdimisht në Evropë dhe në Champions. Gjithçka që po arrijmë, po e arrijmë sepse kemi hyrë në një mentalitet të ri. Është një kërkesë e re, duke filluar nga klubi, duke filluar nga pronarët e deri tek tifozët".

Një rikthim në lavdinë e dikurshme, me pak fjalë: "E di që, pasi klubi fitoi Kupën e Evropës në 1982, për një kohë të gjatë nuk i plotësonte kërkesat që ne po i shtrojmë tani klubit: të jesh në Evropë, të jesh pretendent për trofe. Gjithçka që po bëjmë është e rëndësishme, por unë dua më shumë."

Megjithatë, duke u rikthyer në ndeshjen kundër Club Brugge, trajneri spanjol nuk dëshiron të dëgjojë të flitet për një ndeshje të mbyllur, pas ndeshjes së parë 3-1: "Asgjë nuk ndryshon" - tha ai. - "Ne i respektojmë shumë. Ne kemi përvojën tonë, unë dhe lojtarët që kam në dispozicion. Sot çdo gjë mund të ndodhë".

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll