Aktualitet

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Tropojë, vetëdorëzohet në polici autori

Arsyet e plagosjes ende nuk dihen, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. 

12 Mars 2025, 09:34 Nga r.ll
Plagoset me thikë 45-vjeçari në Tropojë,
policia

TROPOJË- Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në Tropojë. Një 18-vjeçar raportohet se ka goditur me thikë një 45-vjeçari. Ky i fundit është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.

Pas ngjarjes autori në pamundësi për tu larguar është vetëdorëzuar në polici. Arsyet e plagosjes ende nuk dihen, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:40, shtetasi F. S., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., rreth 45 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për kapjen e autorit, i cili nga pamundësia për t’u larguar, është vetëdorëzuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

plagosje ne tropoje

Sondazh

Poll