Bota

Arritja e marrëveshjes SHBA-Ukrainë/ Trump: Shpresoj të ketë një armëpushim total! Do të flas me Putinin...

Trump gjithashtu ka deklaruar se do të flasë me presidentin rus, Vladimir Putin, për këtë marrëveshje dhe hapat e mëtejshëm.

11 Mars 2025, 21:38 Nga E. D
Arritja e marrëveshjes SHBA-Ukrainë/ Trump: Shpresoj të ketë
foto ilustruese

SHBA- Presidentit Donald Trump, menjëherë pas arritjes së marrëveshjes mes SHBA dhe Ukrainës tha se shpreson të arrij një armëpushim të plotë në ditët e ardhshme. Trump gjithashtu ka deklaruar se do të flasë me presidentin rus, Vladimir Putin, për këtë marrëveshje dhe hapat e mëtejshëm.

“Unë do të flas me Putinin, mendoj këtë javë. Do të flas me Putinin, ndoshta këtë javë”, tha Trump.

Donald Trump ka deklaruar se është i gatshëm për të ftuar përsëri Presidentin Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë pas bisedimeve të sotme SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite. Pas takimit të sotëm prej 8 orësh, Shtetet e Bashkuara thanë se do të heqin menjëherë pauzën për ndarjen e informacionit të inteligjencës dhe do të rifillojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën.

donald trump

Sondazh

Poll