11 Mars 2025, 20:33
Nga E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social "X", pranimin e propozimit amerikan për një armëpushim 30-ditor me Rusinë, ndërsa thekson se Uashingtoni duhet të bindë Moskën për të njëjtën gjë. Zelenskyy gjithashtu thekson se Ukraina ka kërkuar paqe që nga sekonda e parë e kësaj lufte dhe duan të bëjnë gjithçka për ta arritur atë sa më shpejt dhe në një mënyrë të besueshme. Më tej Zelenskyy tha se Pala amerikane e kupton argumentin e tyre dhe po shqyrton propozimet ukrainase, teksa theksoi se është mirënjohës ndaj Presidentit Trump për bisedën konstruktive mes ekipeve.
Reagimi i Zelenskyt:
Mora një raport nga delegacioni ynë mbi takimin e tyre me ekipin amerikan në Arabinë Saudite. Diskutimi zgjati pothuajse gjithë ditën dhe ishte i mirë dhe konstruktiv ekipet tona arritën të diskutojnë shumë detaje të rëndësishme. Qëndrimi ynë mbetet absolutisht i qartë: Ukraina ka kërkuar paqe që nga sekonda e parë e kësaj lufte dhe duam të bëjmë gjithçka për ta arritur atë sa më shpejt dhe në një mënyrë të besueshme—në mënyrë që lufta të mos rikthehet.
Në këtë takim me amerikanët, Ukraina propozoi tre pika kryesore: Heshtje në qiell ndalimin e sulmeve me raketa, bombave dhe sulmeve me dronë me rreze të gjatë. Heshtje në det. Masa të vërteta për ndërtimin e besimit në gjithë këtë situatë, ku diplomacia është në zhvillim e sipër, që do të thotë kryesisht lirimi i robërve të luftës dhe të ndaluarve si ushtarakë ashtu edhe civilë—dhe kthimi i fëmijëve ukrainas që janë transferuar me forcë në Rusi.
Pala amerikane e kupton argumentin tonë dhe po shqyrton propozimet tona. Jam mirënjohës ndaj Presidentit Trump për bisedën konstruktive mes ekipeve tona. Gjatë bisedimeve të sotme, pala amerikane propozoi një hap edhe më të madh fillestar—një armëpushim të plotë dhe të përkohshëm për 30 ditë, jo vetëm ndalimin e sulmeve me raketa, dronë dhe bomba, jo vetëm në Detin e Zi, por edhe përgjatë gjithë vijës së frontit.
Ukraina është e gatshme ta pranojë këtë propozime shohim si një hap pozitiv dhe jemi të gatshëm ta ndërmarrim. Tani, u takon Shteteve të Bashkuara të bindin Rusinë që të bëjë të njëjtën gjë. Nëse Rusia pranon, armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë.
volodymyr zelenskyy
Bota
11 Mars 2025, 20:34
M.B
Foto ilustruese
SHKUP- Parlamenti i Maqedonisë së Veriut hapi të marten debatin mbi interpelancat ndaj pesë anëtarëve të...
Bota
11 Mars 2025, 20:22
B.Z
Donald Trump
SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj marrëveshjes së Ukrainës për propozimin e armëpushimit 30-dit...
Bota
11 Mars 2025, 20:18
M.B
Elon Musk dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të blejë një Tesla të re për të tre...
Bota
11 Mars 2025, 20:10
B.Z
Rubio, Waltz
SHBA - Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, thanë se pasi Ki...
Bota
11 Mars 2025, 20:04
E. D
Aleksandar Vucic dhe Donald Trump Jr
SERBI- Donald Trump Jr, djali i madh i presidentit amerikan, u takua të martën në Beograd me Presidenti...
Bota
11 Mars 2025, 19:53
A.Ll
Ushtarët ukrainas me postera "Faleminderit SHBA "
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka lëshuar një deklaratë pas nj&eum...
Bota
11 Mars 2025, 19:50
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Presidenti Donald Trump thotë se ai beson se tarifat janë një ilaç: një mjet ekonomik gjithëpër...
Bota
11 Mars 2025, 19:26
A.Ll
Donald Trump
SHBA - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s...
Bota
11 Mars 2025, 19:32
E. D
pamje nga takimi
ARABIA SAUDITE- SHBA i dha fund pezullimit të shkëmbimit të informacionit me Ukrainën, ndërsa do të rifilloj...
Bota
11 Mars 2025, 19:30
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Më 11 mars 2020 Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se koronavirusi ishte tashmë një pand...