Politike

Provat e reja të SPAK kundër Veliajt, avokati Gjokutaj: Telefoni mund të zbulojë gjurmë penale

Avokati thekson se celulari i Veliajt, i sekuestruar në momentin e arrestimit, mund të ketë shërbyer për të zbuluar prova të reja

11 Mars 2025, 19:08 Nga A.Ll
Provat e reja të SPAK kundër Veliajt, avokati Gjokutaj: Telefoni mund
Genc Gjokutaj

TIRANË - Në lidhje me shtyrjen e seancës së ditës së sotme në Apelin e Gjykatës së Posaçme ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ka folur edhe avokati Genc Gjokutaj në një intervistë për emisionin “Task Force”.

Avokati Gjokutaj tha se ekspertët e BKH-së kanë pasur një muaj kohë për të analizuar telefonin e Veliajt, nga ku mund të jenë zbuluar të dhëna që forcojnë dyshimet për veprat penale të cilat ai akuzohet se ka kryer.

Fjala e avokatit Genc Gjokutaj:

Kjo është një seancë ankimore, ndaj vendimit të shkallës së parë dhe me siguri është rehatuar gjatë ditës. Veliaj merret me rrethanat dytësore, kushte dhe kritere. Thotë se nuk është i rrezikshëm, thotë se nuk prish prova e nuk largohet, por nuk thotë asnjë fjalë për faktin penal dhe për dyshimin e arsyeshëm që është guri i themelit të një mase sigurie dhe derivon pastaj me një kërkesë nga e cila ai pretendon një pafajësi, një pafajësi inekzistente. Ai konverton në një masë më të butë, që në një farë mënyre aty flitet që ka penalitet.

Tani, se çfarë ka ndodhur, sesa Erion Veliaj mund të prishë provat, janë djegur në tarracën e bashkisë letra edhe janë transportuar akte të tëra që nuk dihet se ku kanë shkuar.

Erion Veliaj, në drejtim të regjimit të burgimit, është një rast i paprecedentë ku ai komunikon 24h/24, sikur të ishte në zyrë ndërkohë që ju mbani mend me raste të tjera ku diskutohej takimi me njerëz të caktuar.

Hetimi ndaj Erion Veliaj nuk ka filluar në momentin e arrestimit. Ka zgjatur në një rrafsh kohor relativisht të gjatë, por, ajo që përbën risi dhe që mendoj se duhet të jetë administruar sot, është telefoni. Telefoni i cili meret vetëm në momentin e arrestimit.

Sepse në Shkallë të Parë, nuk ka kohë të këqyret dhe ekspertohet telefoni. Mendoj që periudha kohore e ankimimit i ka thënë kohë ekspertëve të BKH-së për të këqyrur telefonin. Ata mendoj se aty kanë gjetur gjurmë të veprave penale, rrethana e fakte të cilat lidhen me fabulën e kësaj çështje.

 

 

genc gjokutaj erion veliaj

Sondazh

Poll