11 Mars 2025, 20:18
Nga M.B
Elon Musk dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të blejë një Tesla të re për të treguar mbështetjen e tij ndaj Elon Musk, themeluesit dhe CEO-s së prodhuesit të njohur të automjeteve.
“Për republikanët, konservatorët dhe të gjithë amerikanët e mëdhenj, Elon Musk po vë gjithçka në rrezik për të ndihmuar kombin tonë dhe po bën një punë të mrekullueshme,” shkroi Trump në platformën e tij sociale, “Truth Social”.
Deklarata e Trump vjen vetëm disa orë pas një rënieje të ndjeshme të aksioneve të Tesla-s, të cilat humbën mbi 15% në Wall Street, shënuar si rënia më e madhe që nga viti 2020. Në të njëjtën kohë, të dhënat nga Pekini konfirmuan vështirësitë e Tesla-s në tregun kinez, ku shitjet e kompanisë janë përgjysmuar gjatë muajit të fundit.
Në postimin e tij, Trump akuzoi të majtën radikale se po përpiqet të bojkotojë fshehurazi Tesla-n për të dëmtuar Musk dhe vlerat që ai përfaqëson.
“Të çmendurit e majtë radikalë, siç bëjnë shpesh, po përpiqen të bojkotojnë ilegalisht dhe fshehurazi Tesla-n, një nga prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve në botë dhe ‘bebin’ e Elonit. Ata duan ta sulmojnë dhe ta dëmtojnë atë për shkak të bindjeve të tij. Për këtë arsye, nesër në mëngjes do të blej një Tesla të re si shenjë besimi dhe mbështetjeje për Elon Musk, një amerikan vërtet i madh. Pse duhet të ndëshkohet ai që ka vënë aftësitë e tij të jashtëzakonshme në shërbim të ‘Make America Great Again’", shkroi Trump.
shba
Bota
11 Mars 2025, 20:10
B.Z
Rubio, Waltz
SHBA - Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, thanë se pasi Ki...
Bota
11 Mars 2025, 20:04
E. D
Aleksandar Vucic dhe Donald Trump Jr
SERBI- Donald Trump Jr, djali i madh i presidentit amerikan, u takua të martën në Beograd me Presidenti...
Bota
11 Mars 2025, 19:53
A.Ll
Ushtarët ukrainas me postera "Faleminderit SHBA "
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka lëshuar një deklaratë pas nj&eum...
Bota
11 Mars 2025, 19:50
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Presidenti Donald Trump thotë se ai beson se tarifat janë një ilaç: një mjet ekonomik gjithëpër...
Bota
11 Mars 2025, 19:26
A.Ll
Donald Trump
SHBA - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s...
Bota
11 Mars 2025, 19:32
E. D
pamje nga takimi
ARABIA SAUDITE- SHBA i dha fund pezullimit të shkëmbimit të informacionit me Ukrainën, ndërsa do të rifilloj...
Bota
11 Mars 2025, 19:30
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Më 11 mars 2020 Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se koronavirusi ishte tashmë një pand...
Bota
11 Mars 2025, 19:27
E. D
Shtëpia e Bardhë
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka reaguar lidhur me bisedimet mes SHBA-ve dhe Ukrainës, duke thënë se takimi m...
Bota
11 Mars 2025, 19:21
E. D
foto ilustruese
ARABIA SAUDITE- Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të heqin menjëherë pezullimin e shërbimit të inteligj...
Bota
11 Mars 2025, 19:03
Ahmed al-Sarra
SIRI- Presidenti i përkohshëm i vendit, Ahmed al-Sarra tha se Siria do të përpiqet t'i përgjigjet l&...