Politike

Protesta kundër mbylljes së TikTok, Berisha publikon sloganin: Rinia kundër censurës!

Slogani i protestës është "Rinia kundër censurës", ndërsa bëhet me dije se protesta do të fillojë në orën 19:00 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit."

11 Mars 2025, 16:00 Nga B.Z
Protesta kundër mbylljes së TikTok, Berisha publikon sloganin: Rinia
Slogani

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sloganin e protestës së thirrur më 15 Mars, kundër mbylljes së aplikacionit TikTok.

Në një postim në rrjete sociale nga vetë kreu i PD-së, shihet se slogani i protestës është "Rinia kundër censurës", ndërsa bëhet me dije se protesta do të fillojë në orën 19:00, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit."

Postimi i Berishës:

PROTESTË KOMBËTARE
Rinia kundër censurës. Në mbrojtje të fjalës së lirë!
15 Mars, ora 19:00, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Protesta e thirrur nga PD, kundërshton mbylljen e aplikacionit Tik-Tok. Partia Demokratike dhe kryetari i kësaj force politike Sali Berisha ka deklaruar se mbyllja e TikTok është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe se mbyllja e rrjetit social u bë pak përpara zgjedhjeve.

Ai ka deklaruar se më 15 mars demokratët do të protestojnë kundër censurës, ndërsa shton se kryeministri Edi Rama nuk ka të drejtë të privojë qytetarët nga një mjet komunikimi si "Tik Tok". 

sali berisha proteste pd

Sondazh

Poll