Aktualitet

Parandalohet ngjarja kriminale në Librazhd, 53-vjeçari kërcënon me thikë bashkëfshatarin, përfundon në pranga

Bashkëfshatari i tij ka ndërhyrë për të mos e lejuar 53-vjeçarin të drejtonte automjetin pasi ishte në gjendje të dehur. 

8 Mars 2025, 10:32 Nga r.ll
Parandalohet ngjarja kriminale në Librazhd, 53-vjeçari
foto ilustruese

LIBRAZHD- Një 53-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi ka kërcënuar me thikë bashkëfshatarin. Ky i fundit ka  ndërhyrë për të mos e lejuar 53-vjeçarin të drejtonte automjetin pasi ishte në gjendje të dehur. 

53-vjeçari me inicialet M. A., është vënë në pranga, ndërsa është sekuestruar mjeti prerës i përdorur për kanosje dhe një tjetër thikë e cila iu gjet në automjet. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Librazhd/Si rezultat i reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Kanosi me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin që ndërhyri për të mos e lejuar të drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, arrestohet 53-vjeçari.

Ky shtetas u kap gjatë drejtimit të automjetit, në gjendje të dehur. Sekuestrohen mjeti prerës i përdorur për kanosje dhe 1 mjet prerës tjetër (thikë) që iu gjet të arrestuarit, në automjet.

Menjëherë pas njoftimit për një rast kanosjeje në fshatin Floq, nga një shtetas në gjendje të dehur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën, me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe kapjen e autorit.

Si rezultat u reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. A., 53 vjeç.

Ky shtetas u kap teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, ai dyshohet se duke qenë në të njëjtën gjendje, ka kanosur bashkëfshatarin e tij, shtetasin Y. B., 46 vjeç, i cili ka ndërhyrë që 53-vjeçari të mos e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

policia e librazhdit

Sondazh

Poll