Aktualitet

U dorëzua në polici pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen "Zarka", GJKKO lë në burg avokatin Radovan Çela

Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris'.

8 Mars 2025, 09:51 Nga N.F
U dorëzua në polici pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK
Radovan Çela

TIRANË-  GJKKO në seancën e sotme ka marrë vendimin për të lënë në burg avokatin Radovan Çela. Radovan Çela u vetëdorëzua me 5 mars në Policinë e Tiranës. Vetëdorëzimin e avokatit Çela, Dosja.al e raportoi ekskluzivisht. 

Vetëdorëzimi i Çelës ka ardhur pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK, për dosjen "Zarka" ku dhe u arrestua kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka. Avokati është i dyshuar për korruptim të gjyqtarit ose prokurorit në 2 raste dhe ndikim i paligjshëm në 5 raste. Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris'.

Dosja “Toyota Yaris” lidhet me bllokimin e bujshëm të 3.4 milionë eurove në qershor të vitit 2018 në portin e Durrësit, një dosje që u hetua fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pastrim parash, por pas disa piruetave procedurale u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe u mbyll me akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi”.

Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet se në bashkëpunim me oficeren e Policisë Gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe të afërmin e të pandehurve, Astrit Vladin kanë ushtruar ndikim të paligjshëm dhe veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv për të ndikuar ecurinë e çështjes “Toyota Yaris” dhe lirimin e të pandehurve. Ky zbulim ngre hije të zeza dyshimi mbi një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh të Krimeve të Rënda dhe Tiranës, që i hetuan dhe i shqyrtuan këto çështje.

radovan Çela

Sondazh

Poll