Bota

VIDEO+FOTO/ Incidente dhe zjarre jashtë Parlamentit grek, persona me kapuçë hedhin bomba molotov në sheshin e "Sintagmas", në pranga disa persona

Më pas ka pasur përplasje mes personave me kapuç dhe policisë, e cila është kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës.

7 Mars 2025, 22:20 Nga N.F
VIDEO+FOTO/ Incidente dhe zjarre jashtë Parlamentit grek, persona me
Protestat

GREQI- Protestat e sotme që po zhvillohen në Greqi në lidhje me aksidentin tragjik të Tempi kanë agravuar në hedhjen e bombave molotov. Mësohet se rreth orës 22:00 një grup personash me kapuç hodhën bomba molotov, gurë dhe sende të tjera pranë shtatores së Ushtarit të Panjohur në qendër të Athinës në Sintagma.

Më pas ka pasur përplasje mes personave me kapuç dhe policisë, e cila është kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës. Mediat greke raportojnë se policia ka kryer disa arrestime. Po ashtu incidente ka pasur edhe në Selanik, ku protestuesit i kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave.

protestat ne greqi

Sondazh

Poll