Aktualitet

"Të var me kokë poshtë"/ E dashura zhvatëse e Kastriotit! Historia e mashtrimit e 42-vjeçarit deri tek kërcënimet me jetën

Kastrioti dhe Jonida, u njohën së bashkë nga dy gra të lagjes, të cilat ia prezentuan 42-vjeçarit, vajzën me shpresën se gjithçka do të shkonte mirë, por në fakt Jonida kishte pasur qëllim komplet tjetër, pasi interesi i saj nuk ishte dashuria, por paratë.

7 Mars 2025, 21:49 Nga N.F
"Të var me kokë poshtë"/ E dashura zhvatëse e
Kastrioti dhe Jonida

TIRANË- Ajo që duhet të niste si një histori dashurie dhe të mbaronte me një fund të lumtur si nëpër filma, në fakt për Kastriot Musliun nga Tirana do të kthehej në një makth nga i cili ende nuk ka arritur të dalë, pasi përveçse është mashtruar nga vajza po nga kryeqyteti, historia ka shkuar akoma më keq, deri në kërcënimet serioze për jetën.

Kastrioti dhe Jonida, u njohën së bashkë nga dy gra të lagjes, të cilat ia prezentuan 42-vjeçarit, vajzën me shpresën se gjithçka do të shkonte mirë, por në fakt Jonida kishte pasur qëllim komplet tjetër, pasi interesi i saj nuk ishte dashuria, por paratë.

Dhe më në fund i bëzëqeshi fati, pasi gjeti Kastriotin. Ky i fundit për muaj me radhë i blinte dhurata, rroba, i paguante pushimet, i ndërronte telefonat dhe kujdesej për të, por asgjë nuk mjaftonte, pasi lakmia e të resë për të marrë sa më shumë, ishte më e madhe se ato pak ndjenja që ajo mund të ketë pasur për Kastriotin, ndërsa ky i fundit vazhdonte të paguante, paguante, paguante pambarimisht, dhe plotësonte çdo kërkesë të vajzës.

Kjo siç thotë ai pasi ishte i verbuar nga dashuria që ndjenjte dhe nuk shikonte aspak përreth, sinjalet që vetë vajza nga pakujdesia ia jepte vazhdimisht, se në fakt nëse Kastrioti ndjenjte dashuri, krejt e kundërta ndodhte nga ana e saj. Kështu vendosi ti kërkojë llogari vajzës dhe të takonte familjen e saj, kërkesë e refuzuar nmë mënyrë kategorike nga vajza.

E gjendur përballë një situate të tillë, ajo gjen një mënyrë origjinale për të hequr nga rruga e saj Kastriotin, duk e kërcënuar përmes personave anonim. Kërcënime që e bënë 42-vjeçarit ti drejtohet organeve ligjzbatuese me shpresën se ata do ta ndihmojnë, por dhe sot e kësaj dite, dosja vijon të jetë në sirtaret e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Tiranës.

Ndërsa në përballjen që patëm me Jonidën, duhet thënë që nuk ishte ajo prisnim, pasi u përballem menjëherë me agresivitet. Duke mos pasur argumenta, ajo vendosi të largohet dhe të fshihet në magazinën e biznesit ku punonte, duke mos dalë nga aty, madje duke refuzuar dhe ballafaqimin që kërkoi me Kastriotin pasi e akuzonte se i ka hapur llogari false në rrjetet sociale duke e deningruar.

kastriot musliu

Sondazh

Poll