6 Mars 2025, 22:56
Nga N.F
Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko
UKRAINË- Udhëheqësit opozitarë ukrainas, Petro Poroshenko dhe Yulia Tymoshenko, kanë refuzuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në vend gjatë pushtimit rus të Ukrainës, pasi raportimet e mediave sugjeruan se zyrtarët amerikanë i kishin kontaktuar ata me këtë ide.
Poroshenko, ish-president, dhe Tymoshenko, ish-kryeministre – njëherësh figurat opozitare më me ndikim në Ukrainë – thanë më 6 mars se zgjedhjet duhet të mbahen vetëm pasi të arrihet paqja.
Përmes një deklarimi me shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Poroshenko e pranoi se ekipi i tij ka kontaktuar me “partnerët” amerikanë, por “thelbi i bisedimeve me përfaqësuesit e palës amerikane gjithmonë janë reduktuar gjithmonë në dy parime: siguria e para dhe paqja përmes forcës”.
“Ekipi ynë gjithmonë ka qenë në mënyrë kategorike kundër zgjedhjeve gjatë luftës”, shtoi ai.
Kostiantyn Yelisieiev, ish-diplomat ukrainas dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Poroshenkos, i tha Radios Evropa e Lirë se ish-presidenti dhe ekipi i tij janë “ndërmjetës të rëndësishëm” dhe ata “mbajnë kontakte me shumë njerëz nga e mbarë bota”, pavarësisht përpjekjeve të supozuara nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, që t’i largojë ata nga “skena politike e Ukrainës”.
“Mendoj se qëllimi ynë është që ta mbajmë Ukrainën në agjendën e dy partive”, tha ai, duke shtuar se ekipi i Poroshenkos mban kontakte me Partinë Demokratike dhe Republikane në Uashington.
“Ne nuk kërkojmë zgjedhje të parakohshme, pasi qëllimi ynë kryesor është që të sigurojmë që çdo zgjedhje që do të mbahen të jenë të lira dhe të drejta, në përputhje me standardet evropiane”.
Tymoshenko, ndërkaq, tha se ekipi i saj po “bisedon me të gjithë aleatët tanë që mund të na ndihmojmë të arrijmë paqe të drejtë sa më shpejt që të jetë e mundur” dhe shtoi se “nuk mund të ketë biseda” për zgjedhje para se të arrihet paqja.
Këto deklarata u bënë pasi Politico raportoi se katër zyrtarë të lartë të ekipit të presidentit amerikan, Donald Trump, janë takuar me Poroshenkon dhe Tymoshenkon për “bisedime sekrete” lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve.
Diskutimet u përqendruan nëse Ukraina duhet të mbajë shpejtë zgjedhje presidenciale, raportoi kjo media. Në shkurt, Trump e quajti Zelenskyn “diktator pa zgjedhje” për shkak të mosmbajtjes së zgjedhjeve që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po ashtu kanë përmendur mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë si pjesë e një procesi të paqes, në mes të bisedimeve që po vazhdojnë mes Uashingtonit dhe Moskës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pretenduar se nuk mund të ketë bisedime të paqes me Ukrainën, pasi sipas tij, Zelensky nuk është udhëheqësi legjitim i shtetit për shkak e mandati i tij ishte paraparë të përfundonte në maj të vitit 2024.
Megjithatë, sipas Kushtetutës ukrainase, Zelensky duhet të qëndrojë si president pasi që vendi ka shpallur gjendje lufte pas nisjes së pushtimit. Këtë pikë ligjvënësit ukrainas e kanë përmendur kur miratuan një rezolutë në mbështetje të Zelenskyt më 25 shkurt.
Zyrtarët ukrainas vazhdimisht kanë theksuar se për arsye praktike, por edhe të sigurisë dhe ato ligjore, vendi nuk mund të mbajë zgjedhje në kohë lufte./REL
ish-presidenti ukrainas petro poroshenko
Bota
6 Mars 2025, 22:06
r.ll
pamje nga videoja e bujshme
GAZA- Palma, resorte luksoze dhe statuja të arta. Më pas dollia mes Trump dhe Netanyahu duke pirë një kokte...
Bota
6 Mars 2025, 21:45
A.Ll
SHBA - Sondazhi i parë që nga takimi në Zyrën Ovale midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky të premten e kaluar...
Bota
6 Mars 2025, 21:23
A.Ll
Bruksel - “Jam shumë e hutuar për trupat evropiane, por nuk e konsideroj efektive. Gjithashtu përjashtoj mundësinë që t&eu...
Bota
6 Mars 2025, 20:47
A.Ll
Bruksel - Në samitin e BE-së në Bruksel, konkluzionet për Ukrainën u miratuan nga 26 vende anëtare, dhe jo nga 27 vende si thuhe...
Bota
6 Mars 2025, 20:31
A.Ll
Gjermani - Pesë ekstremistë të djathtë në Gjermani u dënuan me burgim deri në 8 vjet pasi u shpallën fajtorë...
Bota
6 Mars 2025, 20:22
A.Ll
Vatikan - “Kushtet klinike të Atit të Shenjtë kanë mbetur stabile në krahasim me ditët e mëparshme. Edhe sot ai nuk k...
Bota
6 Mars 2025, 20:13
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kundërshtuar vendimet e fundit të ndërmarra nga autoritetet në...
Bota
6 Mars 2025, 19:57
A.Ll
SHBA - “Ukraina duhet të mbajë zgjedhje. "Zelensky do të humbiste me një rrëshqitje toke," shkroi Elon Musk në X. Ko...
Bota
6 Mars 2025, 19:55
A.Ll
Siri - Të paktën 16 anëtarë të forcave siriane të sigurisë janë vrarë në përleshjet me mbësht...
Bota
6 Mars 2025, 19:55
N.F
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten një rezolutë për të dënuar sjelljen e ligjvënësit demokrat Al ...