Aktualitet

Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas motorin, plagoset 63-vjeçari

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:35 në afërsi të fshatit Goranxi. Më tej raportohet se një makinë është përplasur me motomjetin e një 63-vjeçari.

5 Mars 2025, 21:32 Nga N.F
Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë". Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:35 në afërsi të fshatit Goranxi. Më tej raportohet se një makinë është përplasur me motomjetin e një 63-vjeçari.

Për shkak të aksidentit ka mbetur i plagosur 63-vjeçari. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal Gjirokastër ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë

Rreth orës 20:35, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në afërsi të fshatit Goranxi, automjeti me drejtues shtetasin A. K., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. V., 63 vjeç, banues në fshatin Bulo, Libohovë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. V., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

aksident në aksin gjirokastër-kakavijë

Sondazh

Poll