Art&Argëtim

ME VIDEO/ Luana s’e lë t’i shpëtojë momenti, hakmerret në puntatën e fundit ndaj Alketa Vejsiut, i kthen mesazhin publi

11 Janar 2020, 22:16 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Luana s’e lë t’i shpëtojë momenti,

TIRANË– Luana Vjolla i është kundërpërgjigjur hapur koleges së saj Alketa Vejsiut, e cila e ka thumbuar bashkë me të motrën, Marinën. Teksa moderonte puntatën e saj të fundit, të emisionit ‘Shiko kush luan”, për këtë sezon, Luana nisi të bënte falenderimet. Bashkë me të në skenë ishte e dhe Rezart Veleshnja.

Ky i fundit, përfitoi nga ky moment për t’i kthyer mesazhin Vejsiut, në emër të Luana Vjollcës. “Falenderojmë Alketën që kënaqet vetë me veshjet, me të gjitha dhe këndon vetë kudo,”– tha Veleshnja, ndërsa Luana filloi të qeshte.

Momenti është edhe në videon e mëposhtme

Ditët e fundit, moderatorja Alketa Vejsiu ka nisur të sulmojë përmes revistës që ajo vetë drejton, “Class”, koleget të cilat e imituan për faktin që këndoi shumë herë dhe ndërroi tetë fustane gjatë prezantimit të Festivalit të 58 të Këngës në RTSH. Ajo e filloi me motrat Vjollca, duke postuar një foto të të dyjave nga Dubai, ku Marina dhe Luana kishinshkuar me partnerët respektivë. Krahas fotos, Alketa ironizonte jetën luksoze, por në fund shtoi se fotoja e tyre është përdorur vetëm si ilustrim dhe nuk është shembulli konkret. Më tej vijoi me Xhemi Shehun, të cilës i publikoi një foto të vjetër, nga koha kur moderatorja ishte brune dhe me flokët me rrica.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu luana vjollca marina vjollca alketa vejsiu luana vjollca marina vjollca

Sondazh

Poll