Bota

Fjalimi drejtuar Kongresit, Trump: Putin u inkurajua për të pushtuar Ukrainën pas dështimit të Biden në Afganistan

Trump kritikoi daljen e SHBA-ve nga Afganistani në gusht 2021, e cila shënoi një katastrofë politike për Biden pasi qeveria afgane u shemb dhe talebanët u kthyen në pushtet.

5 Mars 2025, 08:14 Nga M.B
Fjalimi drejtuar Kongresit, Trump: Putin u inkurajua për të pushtuar
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha gjatë fjalimit të tij në sesionin e përbashkët të Kongresit se presidenti rus Vladimir Putin u ndje i fuqizuar për të pushtuar Ukrainën për shkak të mënyrës se si administrata Biden e trajtoi tërheqjen e SHBA nga Afganistani.

Trump kritikoi daljen e SHBA-ve nga Afganistani në gusht 2021, e cila shënoi një katastrofë politike për Biden pasi qeveria afgane u shemb dhe talebanët u kthyen në pushtet.

“Kur Putin pa se çfarë ndodhi, mendoj se ai tha: “Epo, ndoshta ky është shansi im”. Kaq keq ishte. Nuk duhej të ndodhte kurrë. Njerëz jashtëzakonisht të paaftë”, tha Trump.

shba

Sondazh

Poll