Sport

Champions League/ Arteta nuk i zë besë PSV Eindhovenit: "Ata eliminuan Juven…"

“Është si të jesh në një tunel, përpara është vetëm PSV dhe duhet të jesh më i mirë se ata".

4 Mars 2025, 18:27 Nga DOSJA
Champions League/ Arteta nuk i zë besë PSV Eindhovenit: "Ata

HOLANDE - Champions League, faza e 16-shes, në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven (21:00), që ka eliminuar Juventusin dhe tani dëshiron që këtë ta përsërisë edhe kundër një skuadre tjetër që në letër do të fillojë qartë si favorite.

Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, foli në konferencën për shtyp duke prezantuar ndeshjen, duke iu referuar veçanërisht ngadalësimeve të fundit të skuadrës së tij në kampionat: "Ne nuk mund t'i ndryshojmë gjërat, duhet të mësojmë nga kjo situatë dhe ta përdorim atë në ndeshjen e ardhshme. Kemi mësuar shumë gjëra për veten tonë në këtë sezon të Champions League".

“Kemi luajtur shumë ndryshe në shtëpi dhe jashtë vitin e kaluar, veçanërisht në Evropë. Këtë vit kemi qenë shumë më konsistent. Shënuam shumë gola dhe pësuam pak. Kemi pësuar vetëm tre gola, është fantastike, është një bazë e shkëlqyer për të filluar”.

I pyetur nëse skuadra e tij ka mjaftueshëm forcë për të fituar Champions League, Arteta tha: “Është si të jesh në një tunel, përpara është vetëm PSV dhe duhet të jesh më i mirë se ata. Realiteti është se ne shikojmë vetëm atë që na pret. Unë shoh një ekip që ka eliminuar një kundërshtar si Juventusi. E di vështirësinë, kemi luajtur shumë kundër tyre vitet e fundit dhe e dimë se do të jetë një ndeshje shumë e mirë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll