Sport

Jack Grealish shijon një pushim në një bar dhe qeras të gjithë klientët e lokalit…

Një ditë pas fitores 3-1 të Manchester City ndaj Plymouth në Kupë

4 Mars 2025, 13:30 Nga DOSJA

Jack Grealish shijon një pushim në një bar dhe qeras të

ANGLI - Stili bohem i Jack Grealish është i njohur për fansat e futbollit… Këtë të diel lojtari i Cityt është parë duke shijuar kohën e tij të lire, duke “pirë disa pinca” me miqtë në një lokal.

Një ditë pasi Citizens arritën në çerekfinale të Kupës FA, falë një fitoreje 3-1 ndaj Plymouth Argyle, mesfushori sulmues anglez, u drejtua për në North Biddick Social Club, që ndodhet afër Sunderland.

Pasi luajti 90 minuta, ai vendosi të kalonte pak kohë në këtë institucion, i njohur për shitjen e 'pint' (gota birre) për 2,94 £, një çmim shumë i ulët për standardet e Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesës tjetër të klientelës së lokalit i ka lënë shumë përshtypje prezenca e yllit 29-vjeçar, i cili sillej gjithmonë në mënyrë shumë të relaksuar dhe i bëri disa foto, të cilat u shpërndanë në rrjetet sociale. Për më tepër, sipas një dëshmitari, ai ka bërë një ofertë bujare.

Protagonisti i transferimit më të madh ndonjëherë mes klubeve angleze - Man.City ka paguar 117 milionë për Aston Villa - do të ketë paguar 500 paund, për një raund birrash për të gjithë klientët e lokalit.

Më vonë, lojtari është parë në një lokal tjetër, 'Lord Nelson' në Mançester, ku ka parë ndeshjen Newcastle-Brighton dhe ka bërë foto me disa të ftuar.

Jack Grealish shijon një pushim në një bar dhe qeras të

Vlen të kujtohet se Grealish bëri bujë në vitin 2023, kur ishte festa e trofeve të Cityt, pas lavdisë në Champions League, që nënkuptonte 'tripletën' - Premier League, Champions dhe FA Cup. Në atë kohë, ai pranoi se i pëlqente të shkonte në festa.

"Unë nuk mendoj se ka të bëjë me të qenit një djalë rruge. Unë kurrë nuk do të vija këtu, të gënjej dhe të thoja: 'Unë nuk pi dhe nuk bëj festë'. Është diçka që e bëj. Por ka kaq shumë njerëz që vijnë këtu dhe thonë, 'unë nuk e bëj këtë dhe atë kur në realitet e bëjnë," tha Grealish për 'Sky Sports' në qershor 2023.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll