Bota

Bomba me tym në Parlamentin e Serbisë/ Deputetja përfundon në spital, Kryeparlamentarja akuzon opozitën: Ajo po lufton me jetën, ju nuk jeni njerëz  

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar incidentit se në seancën e parlamentit se deputetja Jasmina Obradoviç ka marrë goditje në kokë dhe se jeta e saj është në rrezik. 

4 Mars 2025, 12:30 Nga E. D
Bomba me tym në Parlamentin e Serbisë/ Deputetja përfundon
pamje nga vendngjarja

SERBI- Kuvendi i Serbisë është përfshirë nga kaosi ditën e sotme, ndërsa janë hedhur mjete piroteknike dhe tymuese në sallë. Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar pas incidentit në seancën e parlamentit se deputetja Jasmina Obradoviç ka marrë goditje në kokë dhe se jeta e saj është në rrezik. 

Gjithashtu Kryetarja ia ka hedhur fajin partive opozitare për gjithë kaosin e ndodhur. Po ashtu Branbiç ka akuzuar opozitën duke e mbajtur përgjegjëse për gjendjen e Obradoviç, e cila u lëndua nga gazi lotsjellës dhe bomba me tym.

“Për shkakun tuaj, ajo po lufton për jetë ju nuk jeni njerëz”, u tha Brnabiç deputetëve të opozitës duke bërë thirrje disa herë që të vazhdohet puna në Parlament.

ana brnabiç jasmina obradoviç

Sondazh

Poll