Bota

“Mijëra njerëz do të vdesin”/ Reagon Ukraina pas ndërprerjes së ndihmës ushtarake amerikane: Trump të rishqyrtojë vendimin! Duhet të punojmë së bashku me Amerikën...

Ai vazhdoi duke thënë se vendimi i Trump do të trimërojë Putinin, duke e bërë ndarjen edhe më të madhe.

4 Mars 2025, 10:40 Nga E. D
“Mijëra njerëz do të vdesin”/ Reagon Ukraina pas
Oleksiy Goncharenko

UKRAINË- Një deputet ukrainas e ka përshkruar vendimin e Donald Trump për të ndërprerë ndihmat ushtarake  si katastrofik. Deputeti Oleksiy Goncharenko ka thënë për Sky News se mijëra njerëz do të vdesin. 

"E kuptoj që kemi një krizë në marrëdhëniet tani pas takimit të së premtes në Zyrën Ovale, por thjesht dua t'i kërkoj Donald Trump të rishqyrtojë... ndoshta thjesht të na japë pak kohë për të dalë nga kjo sepse kjo është katastrofike për ne," tha Oleksiy Goncharenko për Sky News. 

Ai vazhdoi duke thënë se vendimi i Trump do të trimërojë Putinin, duke e bërë ndarjen edhe më të madhe. Në një mesazh për Volodymyr Zelenskyy, Goncharenko i bëri thirrje presidentit ukrainas të bëjë çdo gjë që mundet për të dalë nga kjo situatë. Gjithashtu deputeti tha se Zelenskyy duhet të shkojë dhe t'i kërkojë falje Trump.

“Ne duhet ta shërojmë këtë ndarje, duhet të punojmë së bashku me Amerikën, duhet të jemi bashkë”, tha ai.

Kur u pyet nëse Volodymyr Zelenskyy duhet të tërhiqej apo jo, Goncharenko shpjegoi pas përfundimit të luftës do të ketë zgjedhje dhe se së paku duhet të mendojë të mos kandidojë. 

“Mendoj se është koha për ta kujtuar këtë dhe ndoshta për të thënë hapur pas përfundimit të luftës do të ketë zgjedhje dhe mendoj se së paku duhet të mendojë të mos kandidojë”, tha ai.

oleksiy goncharenko

Sondazh

Poll