Bota

SHBA pezullon ndihmat ushtarake për Ukrainën, Vance: Problemi janë europianët, tjetër gjë thonë në publik, tjetër në privatësi

Presidenti Donald Trump ka urdhëruar një pauzë në dërgesat e ndihmave ushtarake amerikane në Ukrainë pas debatit të tij të ashpër në Zyrën Ovale me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky javën e kaluar.

4 Mars 2025, 08:36 Nga M.B
SHBA pezullon ndihmat ushtarake për Ukrainën, Vance: Problemi
JD Vance dhe Volodymy Zelensky

SHBA- Zv.Presidenti amerikan JD Vance deklaroi në një intervistë për Fox News se Presidenti Donald Trump, do të jetë i gatshëm për bisedime të reja me Volodymyr Zelensky-n kur presidenti i Ukrainës të tregojë një angazhim të vërtetë për zgjidhjen e konfliktit me Rusinë. Vance thotë se ndërsa Trump ka një marrëdhënie të shkëlqyer me shumë aleatë evropianë, ata thonë gjëra të ndryshme në publik dhe privat për luftën Rusi-Ukrainë.

"Sigurisht, dera është e hapur kur Zelensky të jetë i gatshëm të flasë seriozisht për paqen. Këtu është problemi me evropianët ... ata duhet të jenë realistë dhe pjesa më e çmendur për këtë, është se ndonjëherë ju keni krerët e shteteve evropiane që në publik fryjnë gjoksin e tyre dhe do të thonë: "Ne jemi në këtë me Presidentin Zelensky për 10 vitet e ardhshme.

Dhe privatisht ata do të marrin telefonin dhe do të thonë: "Kjo nuk mund të vazhdojë përgjithmonë, ai duhet të vijë në tryezën e bisedimeve". Sinqerisht nuk më intereson çfarë thonë evropianët në publik, ajo që më intereson është se çfarë thonë ata në mënyrë private. Dhe ajo që ata duhet t'i thonë Presidentit Zelensky është se kjo nuk mund të vazhdojë përgjithmonë, gjakderdhja, vrasjet, shkatërrimi ekonomik, po i bën të gjithë më keq", tha Vance.

Presidenti Donald Trump ka urdhëruar një pauzë në dërgesat e ndihmave ushtarake amerikane në Ukrainë pas debatit të tij të ashpër në Zyrën Ovale me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky javën e kaluar. Ndërprerja e ndihmës, e cila erdhi pasi Trump mbajti një seri takimesh me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, mund të ketë efekt të tmerrshëm në aftësitë luftarake të Ukrainës.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll