Art&Argëtim

Enca apo Elvana? Ermal Mamaqi zgjedh mes ‘dy zjarreve’, cila nga këngëtaret i mori më shumë lekë për rolin

11 Janar 2020, 21:46 Nga DOSJA
Enca apo Elvana? Ermal Mamaqi zgjedh mes ‘dy zjarreve’, cila nga

TIRANË– Ermal Mamaqi është gjendur sot në një situatë të vështirë teksa iu desh të zgjidhte mes dy këngëtareve me të cilat ka bashkëpunuar edhe në filmat e tij, Enca Haxhia dhe Elvana Gjata. I ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, Mamaqi u pyet se sipas tij cila është aktore më e mirë Elvana apo Enca dhe cila është paguar më shumë.

“Të dyja kanë veçantinë e vetë pavarësisht se Elvana është aktore e ndërtuar edhe nga pikëpamja e edukimit sepse ka mbaruar për regji dhe e njeh çfarë është skena, filmi. Por Enca, që është mësuar me videoklipet dhe kamerat, na ka superuar në çdo pritshmëri që kishim. Do të shikoni Encën në një dimension të paimagjinueshëm. Nuk e kuptuam sesi një këngëtare që nuk ka pasur eksperienca në aktrim është në këtë nivel,”– u përgjigj Ermali.

Ndërsa për pagesën ai tha: Në një projekt secili ka vendin e vetë dhe kam një metër që mas të gjithë aktorët dhe i trajtoj në të njëjtin standart dhe kjo llogaritet në sa ditë ti punon për filmin. Është me kohë pune. Elvana është ajo që ka pasur më shumë kohë pune.

Duke nënkuptuar kështu se Gjata mund të jetë paguar më shumë se Enca.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata enca haxhia ermal mamaqi elvana gjata enca haxhia ermal mamaqi

Sondazh

Poll