Art&Argëtim

“Dukem shumë i ashpër, xheloz, agresiv”/ Getoar Selimi flet për martesën me Marina Vjollcën: Nëse diçka e kalon kufir

11 Janar 2020, 10:55 Nga DOSJA
“Dukem shumë i ashpër, xheloz, agresiv”/ Getoar Selimi

Tiranë-  Getoar Selimi, ka folur për së fundmi martesën e tij me Marina Vjollcën, pas thashethemeve se  xhelozia e tij është bërë shkak që ajo të mos punojë. Ai është shprehur për “Living” se gjithmonë e ka mbështetur Marinën për punën e saj. Getoari është shprehur se njerëzit e paragjykojnë për shkak të pamjes së tij, se duket i egër, i ashpër dhe xheloz.

“Gjithë jetën më ka shoqëruar problemi i pamjes sime të jashtme, njerëzit më paragjykojnë sepse iu dukem shumë i ashpër, xheloz, agresiv. Në fakt, kur i lexonim ato, unë dhe Marina kemi qeshur, sepse e dimë se sa e kam përkrahur unë atë në punë dhe jo vetëm, por në çdo gjë, sikurse bën dhe ajo me mua. Pastaj, kur e njoha, Marina ishte figurë televizive dhe ato fjalë kanë qenë të tepruara. Unë jam tip që jo për këtë, por dhe për lajme të tjera nuk kam dalë ndonjëherë të flas. Jam indiferent. Nuk flas as mirë e as keq dhe mendoj se kjo është arma më e fortë. Po u mora me një, duhet të merrem me të gjithë. Nëse diçka e kalon kufirin, e injoroj plotësisht; këtë gjë iu them edhe administratorëve të faqeve të mia”, është shprehur ai.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi por shijojnë martesën e tyre. Së fundmi ata kanë bërë një udhëtim në Dubai, ku në fakt u vunë re pushimet e tyre luksoze.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz grtoar selimi marina vjollca grtoar selimi marina vjollca

Sondazh

Poll