Sport

"Të jesh një konsulent është një pozicion i lehtë": Trajneri I Man.United revoltohet pas kritikave të Wayne Rooney...

Pas zhgënjimit të ri të Manchester United në 1/16 të FA Kupës të dielën, Ruben Amorim rikonfirmoi për BBC objektivin e klubit për të fituar Premier League në vitet e ardhshme. Një pozicion i konsideruar "naiv" nga Wayne Rooney. Atij iu përgjigj menjëherë trajneri portugez.

3 Mars 2025, 15:27 Nga DOSJA
"Të jesh një konsulent është një pozicion i

ANGLI - “E di që po humbasim ndeshjet, por qëllimi është të fitojmë sërish Premier League. Nuk e di sa kohë do të marrë. Ne kemi një objektiv dhe vazhdojmë të ecim përpara pa marrë parasysh se çfarë ndodh". 

Kështu u shpreh Ruben Amorim në mikrofonin e BBC-së pas humbjes së Manchester United me penallti kundër Fulhamit në 16 të fundit të FA Kupës.

Edhe pse “Djajtë e Kuq” mbeten të përfshirë në Europa League dhe do të përballen me Real Sociedad të enjten e ardhshme në fazën e 16-të, ata janë vetëm në vendin e 14-të në Premier League. Një kampionat që nuk e kanë fituar që nga viti 2013. Në atë kohë, Wayne Rooney luante në ballë të sulmit. Tashmë ai është konsulent për BBC dhe nuk i prish fjalët.

“Unë mendoj se është pak naive prej tij të thotë se duan të fitojnë Premier League, duke pasur parasysh se ku janë. Ata janë larg. Ngjitja graduale në renditje duhet të jetë hapi tjetër për ta," tha ai në përgjigje të komenteve të Amorimit.

Një analizë që iu rikthye në vesh teknikut portugez 40-vjeçar në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe që duket se nuk i pëlqeu atij: “Jemi në një periudhë të vështirë dhe nuk jam naiv. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu, në moshën 40-vjeçare, për të trajnuar Manchester United.

Të jesh naiv do të thotë të mendosh se do ta bëjmë këtë sezon, ose do të jemi pretendenti më i mirë sezonin e ardhshëm," tha ai, përpara se të vazhdonte: "Unë e di që tani, të gjithë dinë gjithçka. Unë kam qenë edhe një konsulent... Dhe të jesh konsulent është një pozicion i lehtë”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll