Politike

Primaret në qarkun e Tiranës, zbardhen pesë emrat e kandidatëve më të votuar nga anëtarësia e PD-së

Në garën e primareve për qarkun e Tiranës kanë marrë pjesë 82 kandidatë, ndërsa ky qark ka pasur numrin më të madh të anëtarëve që kanë votuar.

2 Mars 2025, 12:22 Nga r.ll
Primaret në qarkun e Tiranës, zbardhen pesë emrat e
foto ilustruese

TIRANË- Janë zbuluar pesë emrat e kandidatëve më të votuar në procesin e Primareve të Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës. Sipas informacioneve më i votuari është Hysen Kadiu, i ndjekur nga Klevis Balliu, Grigels Muçollari, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku. 

Hysen Kadiu dha dorëheqjen nga detyra si kryetar i degës së PD për Kavajën për t’u bërë pjesë e primareve, ndërsa sipas raportimeve, një numër i konsiderueshëm i mbështetjes për të ka qenë nga demokratët e Kavajës dhe Rrogozhinës, pjesë e këtij qarku. Lidhur me këtë rezultat ka reaguar dhe vetë Kadiu ku shkruan se do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë.

"Të nderuar demokratë të Qarkut të Tiranës, Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin që treguat në këto primare. Vota juaj më nxori të parin me rezultatin më të lartë, në këtë qark dhe për këtë jam thellësisht mirënjohës. Një falënderim i veçantë shkon për Kavajën, që dha një mesazh të qartë me pjesëmarrjen e saj të lartë në këto primare dhe mbështetjen e fortë e të palëkundur për PD dhe kryetarin Sali Berisha. Angazhimi juaj është forca ime për të vazhduar këtë rrugëtim me vendosmëri dhe përkushtim. Ky është vetëm fillimi i një sfide të madhe. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë! Faleminderit nga zemra", shkruan Kadiu. 

Primaret në qarkun e Tiranës, zbardhen pesë emrat e

Në garën e primareve për qarkun e Tiranës kanë marrë pjesë 82 kandidatë, ndërsa ky qark ka pasur numrin më të madh të anëtarëve që kanë votuar. Sipas PD-së, 13 052 anëtarë kanë marrë pjesë në procesin e Primareve në qarkun e Tiranës. 

Primaret në qarkun e Tiranës, zbardhen pesë emrat e

primaret e pd ne tirane

Sondazh

Poll