Bota

Debati në Zyrën Ovale/ DW: Skandal në Washington, Trump dhe Zelensky ndërpresin takimin

Pas një grindjeje të paprecedentë para kamerave, presidenti amerikan Trump dhe homologu i tij ukrainas Zelensky ndërprenë takimin e tyre në Uashington.

1 Mars 2025, 10:27 Nga M.B
Debati në Zyrën Ovale/ DW: Skandal në Washington, Trump dhe
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidenti i tij JD Vance e akuzuan dhe qortuan presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përpara kamerave. Pas disa përplasjeve verbale takimi u ndërpre. Edhe konferenca e planifikuar për shtyp u anulua. Më pas Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë. Trump dhe Zelensky pritej që të nënshkruanin marrëveshjen e partneritet për shfrytëzimin e lëndëve të para.

Trump Zelenskit: Rrezikon një Luftë të Tretë Botërore

Para ndërprerjes së bisedës Trumpi e sulmoi ashpër Zelenskinme fjalët "Ju po rrezikoni jetën e miliona njerëzve. Ju po rrezikoni Luftën e Tretë Botërore". Trump tha gjithashtu se është turp nga ana e Zelenskit që kërkon garanci sigurie nga SHBA-ja.

Akuza me zë të lartë

Gjatë bisedës të shoqëruar nga akuza me zë të lartë Trump e akuzoi Zelenskyn se nuk ishte aspak mirënjohës. "Do të jetë e vështirë të bëjmë biznes në këtë mënyrë”, shtoi presidenti amerikan.

Trump i kërkoi Zelenskyt të ndryshojë qëndrimin e tij. Po ashtu Trumpi i priste vazhdimisht fjalën presidentit ukrainas ndërsa ky përpiqej të përgjigjej. Në disa raste pati këmbime të ashpra fjalësh.

Trump kërcënoi se do ta linte vetëm Ukrainën në luftën kundër Rusisë, nëse Ukraina nuk do të arrijë një marrëveshje me shefin e Kremlinit. "Ju ose do të bëni marrëveshje ose ne do të largohemi," tha Trump./ DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll