Bota

Koreja e Veriut i dërgon Rusisë mijëra trupa ushtarakë për të luftuar në frontin ukrainas

Në fillim të shkurtit, agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut raportoi se forcat e dërguara nga Koreja e Veriut nuk shiheshin më duke u përfshirë në luftime në rajonin e Kurskut që nga mesi i janarit. Sipas Kievit, ata u tërhoqën nga zona pasi pësuan humbje të mëdha.

27 Shkurt 2025, 07:36 Nga N.F
Koreja e Veriut i dërgon Rusisë mijëra trupa ushtarakë
Foto ilustruese

RUSI- Koreja e Veriut po dërgon trupa të reja në Rusi për të luftuar në frontin ukrainas, me vlerësimet që besojnë se mund të jenë mijëra ushtarë. Një raport i agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap vlerëson se ka 1000-3000 ushtarë. Sipas Seulit rreth 11,000 vlerësohet se i janë bashkuar luftimeve që nga viti i kaluar.

Në fillim të shkurtit, agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut raportoi se forcat e dërguara nga Koreja e Veriut nuk shiheshin më duke u përfshirë në luftime në rajonin e Kurskut që nga mesi i janarit. Sipas Kievit, ata u tërhoqën nga zona pasi pësuan humbje të mëdha. Deri më tani, lajmi nuk është konfirmuar as nga Koreja e Veriut dhe as nga Rusia. Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje dypalëshe të mbrojtjes në qershor 2024, si pjesë e një vizite të presidentit rus Vladimir Putin në Korenë e Veriut me ftesë të liderit të saj Kim Jong Un.

lufta ukraine-rusi kore e veriut

Sondazh

Poll