Bota

Pas Associated Press, Shtëpia e Bardhë ndalon Reuters të mbulojë takimin e kabinetit Trump

Bëhet me dije se Shtëpia e Bardhë i mohoi aksesin një fotografi të Associated Press dhe tre reporterëve nga Reuters, HuffPost dhe Der Tagesspiegel, një gazetë gjermane.

26 Shkurt 2025, 21:46 Nga M.B
Pas Associated Press, Shtëpia e Bardhë ndalon Reuters të
Donald Trump

SHBA- Shtëpia e Bardhë të mërkurën u mohoi gazetarëve nga Reuters dhe organizatave të tjera të lajmeve qasjen në takimin e parë të kabinetit të Presidentit Donald Trump, në përputhje me politikën e re të administratës në lidhje me mbulimin mediatik.

Bëhet me dije se Shtëpia e Bardhë i mohoi aksesin një fotografi të Associated Press dhe tre reporterëve nga Reuters, HuffPost dhe Der Tagesspiegel, një gazetë gjermane. Mësohet gjithashtu se ekipet televizive nga ABC dhe Newsmax, së bashku me korrespondentët nga Axios, Blaze, Bloomberg News dhe NPR u lejuan të mbulonin ngjarjen.

Të martën, administrata Trump njoftoi se Shtëpia e Bardhë do të përcaktonte se cilat media do të mbulonin presidentin në hapësira më të vogla, siç është Zyra Ovale. Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë ishte ajo që tradicionalisht koordinonte rotacionin e gazetarëve në grupin e gazetarëve që ndjekin presidentin.

 

donald trump

Sondazh

Poll