Bota

Gjendet një grup fëmijësh në një shtëpi në Bosnjë/ Arrestohen tre persona, dyshohet se kishin trafikuar të mitur dhe foshnja

Sipas mediave të huaja fëmijët ishin deri në 12 vjeç dhe kishin pasaporta kroate dhe jo dokumente boshnjake-hercegovinase.

26 Shkurt 2025, 20:53 Nga E. D
Gjendet një grup fëmijësh në një shtëpi në
pamje nga vendngjarja

BOSNJE HERCEGOVINË- Tre persona janë arrestuar nga policia boshnjake, pasi dyshohet se janë të përfshirë në një rrjet të trafikut të fëmijëve. Gjithashtu bëhet e ditur se autoritetet e Bosnjës kanë gjetur 31 fëmijë në një shtëpi në qytetin veriperëndimor të Birčko.

Siç raportojnë mediat e huaja fëmijët, përfshirë foshnjat, u dërguan në një vend të sigurt. Gjithashtu policia thotë se tre persona e arrestuar akuzohen për kryerjen e veprave penale, “trafikim i qenieve njerëzore, trafikim i fëmijëve dhe abuzimi i të miturve.

Sipas mediave të huaja fëmijët ishin deri në 12 vjeç dhe kishin pasaporta kroate dhe jo dokumente boshnjake-hercegovinase. Po ashtu hetimi po vijon për zbardhjen e plotë të rastit dhe ndëshkimin e autorëve.

policia boshnjake

Sondazh

Poll